Lajme

Peja përmbyll fushatën “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës në familje”

Autori: Gazeta inFokus 22:52 | 10 December 2019

Komuna e Pejës ka bërë të ditur se gjatë kësaj të marte ka bërë përmbylljen e fushatës “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës në familje”.

Në njoftimin e komunës bëhet e ditur se në përmbyllje të fushatës të pranishëm përmbyllje Koordinatorja për Barazi Gjinore në Komunën e Pejës, përfaqësuesit e Policisë së Kosovës, drejtorët dhe nxënësit e shkollave të mesme të Komunës së Pejës, shkruan gazeta inFokus.

“Përmbyllja e fushatës “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës në familje”

-Advertisement-

Më 10 dhjetor në Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut është përmbyllur fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës në familje”.

Të pranishëm në përmbyllje të fushatës kanë qenë Koordinatorja për Barazi Gjinore në Komunën e Pejës, znj.Sebahate Qorkadiu, përfaqësuesit e Policisë së Kosovës, drejtorët dhe nxënësit e shkollave të mesme të Komunës së Pejës, të cilët u njoftuan për dhunën në familje, pasojat për shkak të dhunës, si pasojat psikike, fizike, humbja e harmonisë familjare, fëmijë pa përkujdesje, rritja e aktiviteteve kriminale, po ashtu u njoftuan se në rastet e dhunës duhet t’i drejtohen policisë, Qendrës për Punë Sociale, mbrojtësit të viktimave, shërbimeve shëndetësore, institucioneve shkollore, organizatave joqeveritare etj.

Askush nuk është imun ndaj dhunës. Heshtja është armik.Me heshtje e lejojmë dhunën në familje”, thuhet në njoftim./Gazeta inFokus/.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera