Kulturë

“Peja International Guitar Festival” mbledh kitaristë me famë botërore dhe mbi 40 garues nga shtete të ndryshme

Autori: Gazeta inFokus 15:30 | 17 November 2021

Kitaristë të njohur nga vendi dhe nga shtete të jashtme do të jenë pjesëmarrës në edicionin e gjashtë të “Peja International Guitar Festival”, që do të mbahet nga data 18 e deri më 21 nëntor.

Disa nga pjesëmarrësit do të mbajnë koncerte, disa do të jenë juri dhe mbi 40 do të jenë garues në këtë festival, shkruan Gazeta Infokus.

Festivali ka paraparë gjashtë kategori për garuesit që vijnë nga shtete të ndryshme të botës, ku përfshihen grup-moshat prej të vegjëlve e deri te ajo pa limit, që është në kuadër të platformës Eurostring.

-Advertisement-

Konkurrentët do t’i nënshtrohen vlerësimit të jurisë në përbërje të kitaristëve të nivelit botëror, si: Ehat Musa, Thomas Offermann, Xhevdet Sahatxhija, Marko Feri, Alejandro Córdova, Aysegul Koca, Stefan Trifan, Erhan Mujka dhe Darko Bageski.

Mjeshtri i njohur grek, Giannis Paleodimopoulos, ka vendosur që ta dhurojë një kitarë- punë dore, për fituesin e garës në Kategorinë e 5-të.

“Peja International Guitar Festival”, do të organizojë edhe katër koncerte me kitaristë të famshëm, si: Francisco Luis, Agron Peni, Lovro Peretic dhe Petrit Çeku.

Për shkak të pandemisë me koronavirus festivali do të mbahet në versionin “online”. /Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera