Sport

Pedro përgatit valixhet drejt Turqisë, e pret Fenerbahce

Autori: Gazeta inFokus 09:42 | 08 November 2019

Pedro Rodriguez është gjithnjë e më pranë largimit nga Chelsea.

Sulmuesi spanjoll i cili po gjen pak hapësira në këtë sezon për shkak edhe se trajneri Lampard u ka dhënë përparësi lojtarëve të rinj në moshë si Mount, Pulisic, Hudson-Odoi e Abraham, do të largohet që në janar edhe pse kontrata me Blutë e Londrës i skadon në verë.

Ish-lojtari i Barcelonës me shumë gjasa do ta vazhdojë karrierën në Turqi pasi Fenerbahce e kërkon me ngulm. Për 32-vjeçarin gjatë verës u interesuan tre skuadrat big të Serie A, Juventus, Inter dhe Milan, por në atë periudhë Pedro preferoi të luante shanset e tij te Chelsea ndërsa tashmë po pret me padurim janarin për të marrë rrugën drejt Stambollit, aty ku e pret Fenerbahce.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm
-Advertisement-

Të tjera