Lajme

Peci viziton policët në Banjskë, i falënderon për ofrimin e sigurisë

Autori: Gazeta inFokus 18:23 | 05 October 2023

Kryetari i Zveçanit, Ilir Peci, ka vizituar pjesëtarët e Policisë së Kosovës që ndodhen në fshatin Banjskë të kësaj komune.

Peci tha se policëve të cilët i takoi iu shprehu mirënjohje e falënderim për punën dhe sigurinë që po e ofrojnë për të gjithë qytetarët e Zveçanit.

“Mirënjohje dhe respekt për Policinë e Kosovës”, shkroi Peci.

-Advertisement-

Kujtojmë se më 24 shtator, grupi terrorist në krye me kriminelin Milan Radoiçiq, kreu agresion në Banjskë të Zveçanit ku u vra rreshteri Afrim Bunjaku.

Kjo vizitë e Pecit është bërë pas disa ditësh kur i njëjti deshi ta vizitojë Banjskën, por vizita e tij u refuzua nga policia gjatë kohës sa Manastiri ishte i mbyllur.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Lansohet aplikacioni më i ri i lojalitetit që sjell t’mira pafund Kartela Plus!
-Advertisement-

Të tjera