Peci: Si rezultat i reformës dhe thjeshtësimit, ka fermerë që ka përfituar për herë të parë
Autori: Gazeta inFokus 12:39 | 05 April 2024
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ka thënë se në periudhën e tri viteve të fundit numri i fermerëve dhe blegtorëve është në rritje në vend dhe se falë reformës dhe thjeshtësimit të aplikimit, ka fermerë që kanë përfituar për herë të parë.
Sipas tij, ministria i ka thjeshtësuar edhe procesin e aplikimit për subvencione dhe mënyrën e aplikimit por njëkohësisht sipas tij është janë ulur edhe shumë kritere.
Ai ka thënë se me Fondin Blegtoral në vitin 2025 në vend parashihet ti ketë mesatarisht diku 40 mijë litra qumësht të freskët me shumë se sa që ka aktualisht.
“Të dhënat që unë i posedoj në periudhën e tri viteve të fundit numri i fermerëve dhe blegtorëve është në rritje nuk është ne rënie, përkundër trendit evropian dhe global që ka qenë një rënie rapide. Sa i përket çështjes së kritereve ne kemi thjeshtësuar edhe procesin dhe mënyrën e aplikimit por njëkohësisht kemi ulur edhe shumë kritere. Ta zëmë në rast se deri para një viti ka qenë kriter minimalisht për ferme 2 hektar tokë, tash është një hektar tokë, ose në rast se fermerët të cilët është dashtë që të jenë përfitues të mekanizmave bujqësor ose të pajisjeve ose ngritjes së stallave, në rast se ka qenë pragu minimal 15 krerë lopë tash është 5 krerë”.
“Me mundësin edhe për Fondin Blegtoral që e kemi në dispozicion 5 milionë euro vlerë e cila është në proces të implementimit si synim dhe ambicie të ndryshojmë trendët negative të rënies së Fondit Blegtoral e që besojmë që prej viti 2025 vetëm kjo pasi që unë po e përmendi tash Kosova prej viti 2025 e tutje parashihet t’i ketë mesatarisht diku 40 mijë litra qumësht të freskët me shumë se sa që ka aktualisht”, ka thënë ai.
Peci ka thënë se si rezultat i reformës dhe thjeshtësimit të procedurës për aplikim për subvencionim në dy vitet e fundit ka fermë që kanë përfituar për herë të parë.
“Janë tre fermerë të fundit që unë i kam vizituar muajin e fundit, dy prej tyre që i kanë 70 dhe 80 krerë lopë edhe një fermë i fundit nga Komuna e Obiliqit i cili që nga viti 2013 deri në vitin 2022 ka punuar prej 200-250 hektar, që të tre për herë të parë janë përfitues të subvencioneve në 2 vitet të fundit. Ta zëmë fermeri i fundit që ka mbjell 200-250 hektar në të kaluarën për shkak të burokracisë nuk ka mundur të gëzojë të drejtën e subvencionimit. Si rezultat i reformës dhe thjeshtësimit të procedurës në dy vitet e fundit është përfitues në vlerë afër 200 mijë euro”, ka thënë ai.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të dielën
Për të dielën parashikohet të mbajë mot me diell. Acar i fortë në orët e mëng...
-
CNN: Arabia Saudite e paralajmëroi disa herë Gjermaninë për të dyshuarin për sụlmin e mbrëmshëm
Arabia Saudite u dërgoi disa herë paralajmërime autoriteteve gjermane për të...
-
Shtatë të lënduar në një aksident te Dheu i Bardhë
Shtatë persona janë lënduar si pasojë e një aksident që ka ndodhur te Dheu i ...
-
Starlink-u funksional tani edhe në Kosovë – Çfarë do të thotë kjo dhe si funksionon
Miliarderi amerikan Elon Musk njoftoi të shtunën vonë se rrjeti i tij privat ...
-
Starlinku në Kosovë, Osmani: Mirësevjen në Kosovë
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani i ka uruar mirëseardhje në Kosovë kompanis...
-
Elon Musk njofton: Starlink tashmë është edhe në Kosovë
Starlink, platforma e internetit satelitor të Starlink Services, LLC, një deg...
-
Tri orë pritjet për hyrje nga Jarinja
Pritjet për të hyrë në Kosovë nga pika kufitare në Jarinje, tashmë po zgjasin...
-
Hetimet në Varagë, ekspertiza e lartë solli FBI në Kosovë
Dëmi u shkaktua tre javë më parë. E se kush qëndron prapa këtij akti terro...
-
Kurti sërish i bën thirrje mërgatës që të regjistrohet për votim
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, përsëri ka kërkuar nga dia...
-
KQZ thirrje për rritje të daljes në zgjedhje: Vota juaj mund të ndikojë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i ka ftuar të gjithë qytetarët e vendit që të...
-
Mbi 2 orë pritjet për të hyrë në Kosovë
Fluksi i pritjeve sa vjen e shtohet nëpër pikat kufitare të Kosovës. Sipas...
-
Qytetari ankohet për kolona kilometrike në Podujevë
Rruga Podujevë-Prishtinë, thuajse është ”bllokuar”, nga kolonat e gjata të kr...