Lajme

Peci plot kritika Isa Mustafës: “Guxo” të pensionoi, ishe patericë e PDK-së dhe shkatërrues i LDK-së

Autori: Gazeta inFokus 18:49 | 16 November 2021

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci i është kundërpërgjigjur ish kreut të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa i cili komentoi rezultatin e zgjedhjeve. Ai ka thënë se Lista Guxo e pensionoi Isa Mustafën ndërsa e quajti ede patericë të PDK-së e shkatërrues të LDK-së.

Postimi i Pecit:

I nderuar pensionist Mustafa, në moshën tënde, njerëzit reflektojnë për rrugën në të cilën kanë ecur. Me moshën që ke nuk të falet të japësh mendime axhamijsh. Me performancën tënde, partinë që i ke pri e ke sjellë pothuajse në skaj të ekzistencës, duke e vu gjithnjë në dispozicion të PDK-së, kurdo që ajo ka pas nevojë. Madje nuk je skuqë, as kur ky subjekt, LDK-në ku ti je i vonshëm ta ka trajtu si varëse çelësash. Pra, me fjalë të tjera ti je aksionar i shkatërrimit të partisë më të vjetër në vend. Rrjedhimisht, çfarë leksione po mbanë dhe kujt?! Të lutem, rri në qetësinë e moshës, sepse nëse ti s’ke pas guxim, ne kemi. Prandaj është pikërisht Lista “Guxo”, që ju siguroi pensonimin politik. Guxo ia dha Kosovës presidenten me legjitimitetin më të madh në historinë e pas pavarësisë. Zonja Osmani ka 300 mijë vota, i nderuar Mustafa, synim që ju s’e arritët as me më shumë se 30 vjet në skenën politike. Guximin tënd e shprehe duke qenë patericë e PDK-së, porse asnjëherë vetvetja.

-Advertisement-

I nderuar, mashtrimet, obstruksionet, pazaret e natës, janë tipare të kohës suaj. Ajo kohë i takon të kaluarës suaj të palavdishme. Sot, është kohë tjetër. Ne guxojmë, s’jemi patericë, porse partner, ndaj përveç kreut të shtetit kemi hise edhe në ekzekutiv.

Pra, nëse ti nuk ke guxu nga PDK-ja, ne guxojmë, nuk jemi të varur, e nuk jemi as patericë e askujt. Por, jemi guximtarët! Ne e bëjmë guximin dhe të ardhmen, juve pleqëri të qetë e pendim për stagnimin e vendit si pasojë e paguximit tuaj për t’u përballë me të keqen!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera