Peci për objektin në Ulpianë: Sistemi i drejtësisë po ia bllokon shtetit kthimin e pronës publike
Autori: Gazeta inFokus 10:15 | 21 August 2024
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka thënë se sistemi i drejtësisë po ia bllokon shtetit kthimin e pronës publike, referuar kështu objektit në Ulpianë.
Peci ka thënë se nesër bëhet një vit nga bllokimi i ekzekutimit të vendimit të Ministrit të Bujqësisë për rikthimin e pronës në Ulpianë.
“Shtrohet pyetja logjike: kujt po i shërbejnë institucionet e drejtësisë…?, ka shkruar Peci në Facebook.
“Bëhet fjalë për objektin në Ulpianë, pronar (titullar) i së cilit është Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural. Në këtë objekt ka patur përveç se uzurpime edhe tejkalime të tipit të objekteve të banimit e lokaleve afariste, të cilat kanë paguar dhe vazhdojnë t’ua paguajnë mijëra euro qira palëve të treta e jo titullarit.
Nuk ka ligj që nuk është shkelur në këtë rast”, shkruan tutje ai.
Reagimi i plotë:
Sistemi i drejtësisë, ia bllokon shtetit kthimin e pronës publike!
Nesër mbushen 365 ditë nga bllokimi I ekzekutimit të vendimit të Ministrit të Bujqësisë për rikthimin e pronës në Ulpianë. Gjykata u tregua “efikase” dhe shume azhure duke marrë vendim për masë të përkohshme brenda 24 orëve, ndërsa pas 365 ditësh akoma nuk ka epilog për vendimin e ligjshëm të Ministrit.
Shtrohet pyetja logjike: kujt po i shërbejnë institucionet e drejtësisë…?
11 tetori i vitit 2022, ka qenë dita kur së pari, publikisht, kam alarmuar organet e drejtësisë për abuzimin e ndodhur në zemër të Prishtinës, para syve të institucioneve lokale e qëndrore, përmes uzurpimeve dhe tjetërsimit të pronës shtetërore.
Bëhet fjalë për objektin në Ulpianë, pronar (titullar) i së cilit është Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural. Në këtë objekt ka patur përveç se uzurpime edhe tejkalime të tipit të objekteve të banimit e lokaleve afariste, të cilat kanë paguar dhe vazhdojnë t’ua paguajnë mijëra euro qira palëve të treta e jo titullarit.
Nuk ka ligj që nuk është shkelur në këtë rast!
E theksoj se shtimi/ndërtimi dhe zgjërimi i këtij objekti është realizuar pa përfshirë elementet bazike sic janë:
E drejta pronësore dhe juridike;
Pajisja me leje ndërtimi, (pa aplikim të titullarit);
Renovimi apo anekse të ndërtimit pa aprovimin e titullarit të pronës;
Është mundësuar ndërtimi i vrazhdë; sic është ndërtimi i anekseve pa aprovimin dhe posedimin e çertifikatës së pronësisë;
Si dhe pa kopjen e planit të projektit që duhet dorëzuar në drejtoritë e urbanizmit nga titullari i pronës!
Me datë 21.08.2023, kam nënshkruar vendimin për lirim të pronës publike të uzurpuar, ndaj të cilit vendim Gjykata në kohë rekord ka vendosur masë të përkohshme me datë 22.08.2023!
Nesër mbushen 365 ditë nga mos-veprimi i institucioneve të drejtësisë karshi kësaj cështjeje të mbetur pezull, ndërsa angazhimi i përditshëm dhe shfrytëzimi i uzurpuesve të kësaj prone, vazhdon…
Megjithate, herët apo vonë sistemi i drejtësisë e meritokracia do të triumfojnë sikurse ka triumfuar këtë mandat Ministria e Bujqësisë!
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të dielën
Për të dielën parashikohet të mbajë mot me diell. Acar i fortë në orët e mëng...
-
CNN: Arabia Saudite e paralajmëroi disa herë Gjermaninë për të dyshuarin për sụlmin e mbrëmshëm
Arabia Saudite u dërgoi disa herë paralajmërime autoriteteve gjermane për të...
-
Shtatë të lënduar në një aksident te Dheu i Bardhë
Shtatë persona janë lënduar si pasojë e një aksident që ka ndodhur te Dheu i ...
-
Starlink-u funksional tani edhe në Kosovë – Çfarë do të thotë kjo dhe si funksionon
Miliarderi amerikan Elon Musk njoftoi të shtunën vonë se rrjeti i tij privat ...
-
Starlinku në Kosovë, Osmani: Mirësevjen në Kosovë
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani i ka uruar mirëseardhje në Kosovë kompanis...
-
Elon Musk njofton: Starlink tashmë është edhe në Kosovë
Starlink, platforma e internetit satelitor të Starlink Services, LLC, një deg...
-
Tri orë pritjet për hyrje nga Jarinja
Pritjet për të hyrë në Kosovë nga pika kufitare në Jarinje, tashmë po zgjasin...
-
Hetimet në Varagë, ekspertiza e lartë solli FBI në Kosovë
Dëmi u shkaktua tre javë më parë. E se kush qëndron prapa këtij akti terro...
-
Kurti sërish i bën thirrje mërgatës që të regjistrohet për votim
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, përsëri ka kërkuar nga dia...
-
KQZ thirrje për rritje të daljes në zgjedhje: Vota juaj mund të ndikojë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i ka ftuar të gjithë qytetarët e vendit që të...
-
Mbi 2 orë pritjet për të hyrë në Kosovë
Fluksi i pritjeve sa vjen e shtohet nëpër pikat kufitare të Kosovës. Sipas...
-
Qytetari ankohet për kolona kilometrike në Podujevë
Rruga Podujevë-Prishtinë, thuajse është ”bllokuar”, nga kolonat e gjata të kr...