Peci nënshkruan Udhëzimin Administrativ për kafshët shoqëruese

Autori: Gazeta inFokus
10:32 | 25 May 2023
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci në mëngjesin e sotëm nënshkroi Udhëzimin Administrativ për kushtet dhe kërkesat teknike që duhet plotësuar nga strehimoret e kafshëve shoqëruese, akt ky ligjor i cili ua përcakton komunave në mbarë territorin e Republikës së Kosovës, kushtet se si duhet t’i trajtojnë kafshët shoqëruese.
Ministri Peci me këtë rast tha se synimi ynë është krijimi i ambienteve të sigurta për fëmijët dhe qytetarët tanë në rrugë dhe njëkohësisht edhe përkujdes të duhur për mirëqenien e kafshëve endacake në përputhje më praktikat më të mira ndërkombëtare.
“UA për kushtet dhe kërkesat teknike që duhet plotësuar nga strehimoret e kafshëve shoqëruese mes tjerash rregullon edhe këto fushëveprime: Krijimin e një programi për kontrollin e qenve endacak, organizimin e strehimores së kafshëve që do të mbështesë zbatimin e planeve lokale të kontrollit të popullatës së qenve dhe maceve, sigurimin e një lokacioni të sigurtë për deponimin e trupave të kafshëve të ngordhura nga Komunat në mbarë territorin e Republikës së Kosovës.
Përmes këtij Udhëzimi Administrativ, përcaktohen në detaje veprimet dhe sjelljet ndaj qenve endacak që nga momenti i kapjes, izolimit, trajtimit, kastrimit, sterilizimit, fazës post-operative, socializimit, adoptimit dhe lëshimit”, theksoi Ministri Peci.
Gjithashtu, ky udhëzim përcakton qartazi kushtet në të cilat do të trajtohen qentë dhe macet; ambientet e ndara për çdo fazë, të përshtatshme me nivel të lartë të higjienës.
Këto strehimore, do të jenë të hapura për qytetarë të cilët do të kenë mundësi që t’i vizitojnë e njëherit edhe të adoptojnë qen apo mace. Po ashtu, në funksion të këtyre strehimoreve, udhëzimi parasheh edhe kujdestarinë, ku qytetarët mund të kenë qasje në çdo kohë e orë për të raportuar çdo eventualitet.

Të tjera
-
Erdogan bën thirrje për armëpushim në Gazë
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, u tha udhëheqësve në samitin e NA...
-
“SHBA-të janë begatia e Zotit”, imami Maliqi pret në xhami ushtarët amerikanë
Në një takim të veçantë dhe përplot emocione, imami Labinot Maliqi ka pritur ...
-
Drejtori i CIA-s thotë se programi bërthamor i Iranit është dëmtuar rëndë
Drejtori i CIA-s, John Ratcliffe, thotë se agjencia e tij ka “inteligjencë të...
-
Tensione në Salerno, ndërtuesi italian vret 25-vjeçarin shqiptar gjatë grabitjes
Trupi i një 25-vjeçari shqiptar, i cili ishte shpallur në kërkim prej dy ditë...
-
Kurti: Ngjyrat e Luginës nuk bëjnë kompromis me heshtjen, janë rrëfim i qëndresës përballë padrejtësisë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në hapjen solemne të ekspozit...
-
Trump: Ia ndaluam Serbisë që të niste ndonjë përplasje
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se e kanë ndaluar Serbinë që të n...
-
Rutte: KFOR-i vazhdon të jetë në Kosovë, asgjë s’ka ndryshuar
Sekretari i NATO-s, Mark Rutte, në një konferencë të mbajtur për media në kua...
-
Specialja hedh poshtë ankesat e mbrojtjes në rastin e administrimit të drejtësisë
Dhomat e Specializuara të Gjykatës së Hagës, ka njoftuar se në rastin “Thaçi ...
-
“Krejt Prishtina e dinë që Urani ka me qenë”, Memli Krasniqi jep detaje për kandidatët për komuna: Agim Aliu, Shaqir Totaj, në Mitrovicë Arian Tahiri…
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, konfirmoi ek...
-
Personi i zhdukur në Gorozhup gjendet i gjallë – Operacioni përfundon me sukses
Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim (SHKKSH) ka bërë të ditur se operacioni ...
-
Hoxhaj: E mbështes një koalicion mes Vetëvendosjes dhe PDK-së
Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës Enver Hoxhaj, në Klan Ko...
-
“Jo më ‘masakra’ me 40 euro shezlloni për kosovarët”, Ndreu- Katër euro në qendër të Shëngjinit, pesë euro në Ranën e Hedhun
Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu, ka deklaruar se çështja e shezll...