Lajme

Peci: Në Serbi një hektar me grurë subvencionohet 68 euro, në Kosovë 474 euro

Autori: Gazeta inFokus 22:46 | 13 July 2022

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci ka folur për përkrahjen që ky dikaster po ua ofron fermerëve të vendit.

Ai deklaroi se ministria që udhëhiqet nga ai, e ka rritur përkrahjen për këtë kategori.

Mes tjerash, ministri Peci tha se fermeri i Kosovës është lider i mbështetjes në rajon, teksa bëri një krahasim me Serbinë, ku tha se atje një hektar me grurë subvencionohet me 68 euro, ndërkohë në Kosovë është 474 euro.

-Advertisement-

“Ministria e Bujqësisë ka rritur përkrahjen për fermerët. Fermeri i Kosovës është lider i përkrahjes në rajon. Në Serbi një hektar me grurë subvencionohet 68 euro, kurse në Kosovë 474 euro. Ky 474 euro është minimumi se ata fermerë që kujdesen në të gjitha fazat, nga mbjellja, plehërimi, spërkatja”, tha ai.

“Vitin e kaluar ne kemi bërë shpalljen në shtator, për shkak të efekteve që ka pasur pandemia te fermerët. Na është dashur të punojmë për përmirësimin e gjendjes që e kemi pasur në ministri”, deklaroi Peci në Kanal 10.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera