Lajme

Peci merr zemër, i fton në debat “dorë për dore” të gjithë ish-ministrat e Bujqësisë

Autori: Gazeta inFokus 22:49 | 27 September 2024

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci u ka bërë thirrje publike të gjithë ish-ministrave të Bujqësisë që t’i dalin në debat.

Ai thotë se këtë po e bënë në funksion të debateve përmbajtjesore.

“Ftesë publike! Në funksion të njoftimit të publikut me debate përmbajtësore, u bëj thirrje ish Ministrave të Bujqësisë, paraardhësve të mi: Blerand Stavileci; Memli Krasniqi; Nenad Rikallo
Dijana Zhiviq dhe Besian Mustafa. Ju thuajeni ditën, orën, studion televizive, moderatorin e panelin, të gjithë ju së bashku, dorë për dore…”. ka shkruar Peci.

-Advertisement-

Po ashtu Peci  tha se këtë ftesë për debat e ka bërë në funksion të ballafaqimit me të vërtetën dhe krahasimit të rezultateve të prekshme për fushat tematike të Qeverisë Kurti 2 në sektorin e bujqësisë!

“Çdo mandat është shquar për diçka, andaj le t’i kthejmë në kujtesë të gjitha shkollat qeverisëse dhe t’i ballafaqojmë faktet.”, ka shkruar ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova nderohet me tre Çmime prestigjioze për qëndrueshmëri
-Advertisement-

Të tjera