Peci: Kosova synon integrimin e plotë në vlerat evropiane për të kontribuuar në aspektin ekonomik
Autori: Gazeta inFokus 13:01 | 16 May 2023
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, tha se Kosova e Austria e kanë një të përbashkët, e që sipas tij, është rruga drejt lirisë.
Në ceremoninë e Themelimit të Shoqatës së Miqësisë Austriako-Kosovare, Peci tha se me themelimin e kësaj shoqate, janë hedhur themelet për partneritet më të begatë në sektorë të ndryshëm ndërmjet dyja vendeve.
Sipas tij, Kosova mund të marrë shembull nga përvoja e Austrinë në shumë sektorë. Peci shtoi se Kosova synon të arrijë në mesin e vendeve e kombeve evropiane, për të vazhduar për të kontribuuar në aspektin ekonomik.
“Duke organizuar ngjarje, konferenca dhe iniciativa të ndryshme, ju keni mbledhur ekspertë e aktorë të ndryshëm të vendimmarrjes nga të gjitha vendet, duke krijuar mundësi për bashkëpunim të mëtutjeshëm. Angazhimi juaj për të ndërtuar ura miqësie ka hedhur themelet për partneritet më të begatë në sektorë të ndryshëm ndërmjet dyja vendeve, duke përfshirë këtë rast edhe sektorin e bujqësisë”.
“Kosova dhe Austria ndajnë një histori plotë sfida. Austria ka ecur në rrugën e lirisë duke rifituar pavarësinë dhe sovranitetin e saj dhe më vonë duke qenë në qendër të integrimit evropian. Ashtu sikurse Austria edhe vendi jonë Kosova, synon ta arrijë integrimin e plotë në vlerat evropiane. Kosova synon të arrijë në mesin e vendeve e kombeve evropiane, për të vazhduar për të kontribuuar në aspektin ekonomik si pjesë ose element i paqes dhe stabilitetit dhe të zgjerojë mundësitë për qytetarët tanë”, u shpreh Peci.“Si Austria edhe Kosova e kuptojnë rëndësinë e partneriteteve të forta. Prandaj, themelimi i shoqatës Kosovë-Austri shërben si një moment i rëndësishëm për Kosovën dhe ku mund të marrë frymë nga historitë e suksesit të Austrisë”, tha tutje Peci.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të dielën
Për të dielën parashikohet të mbajë mot me diell. Acar i fortë në orët e mëng...
-
CNN: Arabia Saudite e paralajmëroi disa herë Gjermaninë për të dyshuarin për sụlmin e mbrëmshëm
Arabia Saudite u dërgoi disa herë paralajmërime autoriteteve gjermane për të...
-
Shtatë të lënduar në një aksident te Dheu i Bardhë
Shtatë persona janë lënduar si pasojë e një aksident që ka ndodhur te Dheu i ...
-
Starlink-u funksional tani edhe në Kosovë – Çfarë do të thotë kjo dhe si funksionon
Miliarderi amerikan Elon Musk njoftoi të shtunën vonë se rrjeti i tij privat ...
-
Starlinku në Kosovë, Osmani: Mirësevjen në Kosovë
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani i ka uruar mirëseardhje në Kosovë kompanis...
-
Elon Musk njofton: Starlink tashmë është edhe në Kosovë
Starlink, platforma e internetit satelitor të Starlink Services, LLC, një deg...
-
Tri orë pritjet për hyrje nga Jarinja
Pritjet për të hyrë në Kosovë nga pika kufitare në Jarinje, tashmë po zgjasin...
-
Hetimet në Varagë, ekspertiza e lartë solli FBI në Kosovë
Dëmi u shkaktua tre javë më parë. E se kush qëndron prapa këtij akti terro...
-
Kurti sërish i bën thirrje mërgatës që të regjistrohet për votim
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, përsëri ka kërkuar nga dia...
-
KQZ thirrje për rritje të daljes në zgjedhje: Vota juaj mund të ndikojë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i ka ftuar të gjithë qytetarët e vendit që të...
-
Mbi 2 orë pritjet për të hyrë në Kosovë
Fluksi i pritjeve sa vjen e shtohet nëpër pikat kufitare të Kosovës. Sipas...
-
Qytetari ankohet për kolona kilometrike në Podujevë
Rruga Podujevë-Prishtinë, thuajse është ”bllokuar”, nga kolonat e gjata të kr...