Lajme

Peci: Korrigjimi i kufijve është mashtrim

Autori: Gazeta inFokus 12:09 | 11 September 2018

“Logjika e korrigjimit të territoreve është mashtrimi më i madh që po u bëhet qytetarëve të këtij vendi”, kështu ka deklaruar drejtori ekzekutiv i KIPRED, Lulzim Peci.

“Bashkimi Evropian ka filluar me logjikën e asaj për bashkëpunim dhe jo shkëmbim të territoreve. Unë jam sinqerisht optimist që edhe vet Mogherini e pranoj që ky proces i negociatave nuk do të përfundoj edhe vitin e ardhshëm dhe kjo është disfatë për kabinetin e saj”, ka thënë Peci.

Sipas tij ajo çka i duhet Kosovës në këtë moment është një durim strategjik.

-Advertisement-

“Unë mendoj që ata akterë që e kanë sjellë Kosovën deri në këtë pikë nuk duhet të jenë në krye të bisedimeve”, ka thënë drejtori i KIPRED-it Lulzim Peci.

Këto deklarata Peci i bëri në tryezën me temë “Humbësja e madhe e dialogut: Diskutim mbi parimet dhe strategjitë që parandalojnë institucionet e Kosovës të zhbëjnë karakteristikat unike të Kosovës”, të organizuar nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) dhe Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS).

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…
-Advertisement-

Të tjera