Lajme

Peci: Kjo Qeveri nuk e meriton një mandat të dytë

Autori: Gazeta inFokus 07:19 | 20 November 2024

Drejtori i Institutit KIPRED, Lulzim Peci, në emisionin “Click” të RTV21 ka komentuar punën e Qeverisë për 4 vite.

Peci tutje ka shtuar se me dështimet në fushta të ndryshme të Qeverisë Kurti, ”kjo Qeveri nuk e meriton një mandat të dytë”.

”Qeverisja në Kosovë për mendimin tem edhe pritejt minimale nuk i ka arritë. Minimum kam pritur që situatën në Arsim dhe Shëndetësi do të kemi përmisim ndërsa në fushat tjera, psh në fushën e energjisë kemi bërë gabim fatal që se kemi pranu gazin, do t’i shohim pasojat. Në anën tjetër në politiken e jashtme kemi pësuar disfatë strategjike të cilën as në ëndër nuk kam mujt me pa”, tha ndër tjera Peci.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik
-Advertisement-

Të tjera