Lajme

Peci i Zveçanit s’del në punë: S’e kam menduar dorëheqjen

Autori: Gazeta inFokus 09:49 | 03 June 2023

Kryetari i Zveçanit, Ilir Peci, ka thënë se sot nuk ka dalur në punë për shkak të vikendit.

Në një prononcim për Klankosova.tv, Peci tha se përkundër diskutimeve për mundësinë e zgjedhjeve të parakohëshme, një gjë të tillë s’e ka menduar ende.

“Për bese ne s’e kemi menduar atë. Nuk mund të them diçka përfundimisht. Na duhet të bisedojmë me kabinet”, tha Peci.

-Advertisement-

Kujtojmë se kryeministri i vendit, Albin Kurti, mbrëmë për NBC tha se nuk e përjashton mundësinë për zgjedhje të parakohshme në veri, por sipas tij “ato duhet jenë fer, demokratike dhe të lira”.

“Kryetarët e rinj duket se nuk e kanë legjitimitetin e mjaftueshëm për shkak të pjesëmarrjes së vogël të votueseve në zgjedhje. Ne kemi bërë thirrje që të gjithë të marrin pjesë, por Beogradi ka kërkuar nga qytetarët serbë që t’i bojkotojnë zgjedhjet e 23 prillit”, tha Kurti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit

Të tjera