Lajme

Peci i reagon ashpër Musliut të PDK-së pasi përmendi kilogramët e presidentes: Ka një vend të veçantë në ferr për…

Autori: Gazeta inFokus 12:41 | 15 December 2022

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, i ka reaguar ashpër deputetes së PDK-së, Ganimete Musliu, pasi ajo shkroi se Presidentja Osmani do mbahet mend si “si grua që hyri në Presidencë me 100 kilogramë dhe do të dalë nga aty me 50 kilogramë”, shkruan Gazeta Infokus.

“Gane ju e keni shfrytëzua Kosovën kilogram për kilogram ti edhe partia jote”, ka shkruar ministri Peci.

“Gane, kilogramë për kilogramë, ti dhe partia jote jeni majmur duke e shfrytëzu Kosovën si plaçkë lufte. Ju keni hyrë në pushtet me panla e keni dalë milionerë, s’keni pasur as biçikleta e sot po voziteni me marka te veturave trendësh”, shkroi ai.

-Advertisement-

“Milionat që keni ba ju nuk peshojnë me kg, por me okë. Keni hy në pushtet me panla e keni dalë milionerë. Keni hy të lodhtë e keni dalë të fuqishëm në mënyrë të frikshme. Kur keni hy as biçikleta nuk keni pasë, sot voziteni me marka veturash nga trendet që shihen në TV”, akuzoi Musliun dhe partinë e saj Peci.

Ai po ashtu ka cituar ish sekretaren amerikane të shtetit, Albright e cila ka thënë se “Ka një vend të veçantë në ferr për gratë që nuk i mbështesin gratë”.

Reagimi i plotë:

Gane, kilogramë për kilogramë, ti dhe partia jote jeni majmur duke e shfrytëzu Kosovën si plaçkë lufte. Milionat që keni ba ju nuk peshojnë me kg, por me okë. Keni hy në pushtet me panla e keni dalë milionerë. Keni hy të lodhtë e keni dalë të fuqishëm në mënyrë të frikshme. Kur keni hy as biçikleta nuk keni pasë, sot voziteni me marka veturash nga trendet që shihen në TV.
Ky diskursi yt është diskurs i partisë, në fakt. Prej shprehjes “ma hangsh…”, e deri te fymjet të natyrave të tjera, janë bërë pjesë e “gjuhës parlamentare”, nga ti dhe bashkëpartiakët.
Bullizmi që ti e përdorë në raport me Presidenten e vendit është veç shpërfaqje e Ganes së vërtetë. Ti je kjo realja konform gjuhës që e përdorë. Ti vetë ke qenë viktimë e këtij diskursi, ndaj Gane e dashur, përmbahu, sepse i fyeri të fyen!
Për fund, po ta sjell në vëmendjen tuaj një thënie të mikes së madhe të Kosovës, ish-sekretares Albright: Ka një vend të veçantë në ferr për gratë që nuk i mbështesin gratë!

/Gazeta Infokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Blerando i Big Brother Vip Kosova – fytyra e re e Prince Espresso
-Advertisement-

Të tjera