Lajme

Peci i kundërpërgjigjet Skender Hysenit: Kur e ke pas mundësinë me u kujdes për shtet, e ke trajtu si pronë të trashëguar

Autori: Gazeta inFokus 23:31 | 10 December 2022

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, i ka reaguar Skender Hysenit, pasi ky i fundit e quajti presidenten Vjosa Osmani “të mjerë”.

Ai këshilloi Hysenin të pijë ndonjë verë, ta lëshojë në ler e të bajë çantën.

“Kur e ke pas mundësinë me u kujdes për këtë shtet, e ke trajtu si pronë të trashëguar nga baba. Tash, janë disa tjerë që po përpiqen me riparu dëmet e tua me shoqni!” shkroi Peci në Facebook.

-Advertisement-

“Pse bre Skender Hyseni po flet pa rend. Edhe partia jote ta ka kallxu vendin, kështu që pasi që jemi në prag të festave të fundvitit, pije ndonjë verë aristokrate, lëshoje në ler e baje çantën se ja di renin” tha ndër të tjerash Peci.

“Ku ështe kjo e mjera Presidente e Kosovës sonte, kjo biçim presidentja Osmani?! Po ky trimi Albin Kurti, a thua ku është?! Ka mundësi që janë në dhomën e stuacioenve dhe po e menagjonjë situatën në veri! He mozomakeq për këtë vend ne duar të kujt ka mbet!” kishte deklaruar Hyseni.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik
-Advertisement-

Të tjera