Lajme

Peci del me një video-adresim, sulmon opozitën dhe mediat që ia publikuan skandalin për grantet

Autori: Gazeta inFokus 22:58 | 23 November 2024

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka publikuar një video  lidhur me lajmet e publikuara për skandalet me grante në ministrinë e tij.

Peci në këtë video thotë se po linçohet, po shpifet, e po bëhet “propagandë e egër kundër tij”.

Ai sulmon opozitën të  cilën e quan pa kauzë e mediat që ia publikuan skandalin me grante.

-Advertisement-

Ai përmend edhe gratë e Krushës, duke potencuar se si në vitin 2017 Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrije Hotin, në kohën kur ky dikaster udhëhiqej nga Memli Krasniqi i PDK-së dhe në 2019 në kohën kur Qeveria udhëhiqej nga Haradinaj, i ishte refuzuar granti.

Peci nuk la pa përmendur edhe kryetarin e Forumit Rinor të LDK-së, Paris Guri, pasi ky i fundit e denoncoi për grantet.

Pas kallëzim penal që Peci ia bëri Gurit dhe disa zyrtarëve të tjerë të LDK’së, në videon e sotme, Ministri i Bujqësisë tha ‘ta shohim a janë të fortë guri kur të paraqiten në gjykatë’.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Aeroporti “Adem Jashari” ka një kërkesë për udhëtarët që kanë humbur valixhet e tyre
-Advertisement-

Të tjera