Lajme

​Peci: Arrestimet për mashtrim me subvencione janë të shpeshta, s’di a mund të reagojmë çdo herë

Autori: Gazeta inFokus 12:26 | 30 June 2022

Për mosreagim ndaj arrestimit të asamblistit të Lëvizjes Vetëvendosje në Suharekë që dyshohet për mashtrim me subvencione, Ministri i Bujqësisë Faton Peci tha se arrestimet e tilla janë bërë aq të shpeshta sa nuk e di nëse mund të reagojnë çdoherë.

Peci tha se si qeveri kanë demonstruar vullnet politik për eliminimin e keqpërdorimeve që kanë ndodhur në këtë institucion.

“Sa i përket çështjes së arrestimeve, unë besoj që ne si Qeveri kemi demonstruar vullnet politik që e kemi edhe detyrim ligjor, dhe koordinimeve me të gjitha institucionet dhe akterët e rëndësishëm të rendit dhe drejtësisë në funksion të dukurive devijante edhe në eliminimin e keqpërdorimeve që kanë ndodhur në këtë institucion dhe rrjedhimisht parimin dhe e drejta nuk ka karakter selektiv, por megjithatë, arrestimet e këtyre zyrtarëve janë bërë aq të shpeshta sa që nuk e di se a mundemi çdoherë me pas reagime karshi arrestimeve të zyrtarëve të cilët kryesisht arrestohen për periudhën kohore kur ne nuk kemi qenë në qeverisje”, tha ai.

-Advertisement-

Këto komente ministri Peci i bëri pas kritikës së deputetit të LDK-së, Armend Zemaj, se nuk pati reagim nga institucionet për arrestimin e djeshëm të asambilistit të Lëvizjes Vetëvendosje si i dyshuar për keqpërdorim për subvencione./KP

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera