Lajme

Peach viziton ushtarët britanikë në Bondsteel, i lëvdon për kontributin në KFOR

Autori: Gazeta inFokus 16:24 | 02 December 2023

Emisari britanik për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach, ka vizituar ushtarët britanikë në kampin Bondsteel.

Me këtë rast, ai ka falëndëruar ata për kontributin e tyre në mandatin e KFOR-it.

“Në fund të vizitës së tij në Kosovë, i dërguari britanik Lord Peach bëri një vizitë te ushtarët britanikë nga Regjimenti Mbretëror i Princeshës së Uellsit në kampin Bondsteel. Lordi Peach i lavdëroi ata për vendosjen e tyre të shpejtë dhe profesionale dhe i falënderoi për kontributin e tyre në mandatin e KFOR-it për të ruajtur një mjedis të sigurt gjatë vendosjes së tyre këtu”, thuhet në njoftimin e Ambasadës britanike.

-Advertisement-

Ndryshe, Emisari britanik për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach u takua edhe me lindët e institucioneve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite

Të tjera