Lajme

Peach: Veprimi i Kurtit në veri ka krijuar pasoja me aleatët, dhe dëmtuar imazhin ndërkombëtar të Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 19:23 | 31 May 2023

Ambasada Britanike në Kosovë ka publikuar deklaratën e të dërguarin e posaçëm të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach.

Siç njoftohet, Peach gjatë takimit me kryeministrin Albin Kurti, ka thënë se veprimi i Qeverisë së Kosovës për të imponuar kryetarët e komunave në ndërtesat komunale me forcë nuk ishte i mençur, duke krijuar pasoja.

“Tani, është e nevojshme që të gjitha palët de-përshkallëzimi tani”, ka thënë ai.

-Advertisement-

Peach ka biseduar edhe me homologët në Washington, Bruksel dhe më gjerë, lidhur me situatën në veri.

Sipas tij, është konkluduar se ngjarjet e fundit në veri kanë dëmtuar imazhin ndërkombëtar të Kosovës dhe reputacionin e saj me aleatët.

“Mbretëria e Bashkuar i ka qëndruar Kosovës në kohët më të mira dhe më të këqija, si mike dhe mbështetëse dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë, por veprimet e njëanshme të Kurtit vetëm sa do ta bëjnë këtë më të vështirë”, ka thën Peach, njofton ambasada britanike.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut
-Advertisement-

Të tjera