Peach: Pikëllues fakti që KFOR vazhdon të jetë në Kosovë 25 vjet pas përfundimit të konfliktit
Autori: Gazeta inFokus 16:42 | 27 September 2024
Emisari special i Mbretërisë së Bashkuar për rajonin e Ballkanit Perëndimor, Stuart Peach, ka thënë se fakti që në Kosovë vazhdojnë të qëndrojnë forcat e NATO-s është 25 vite pas luftës është një fakt tepër trishtues. Këto komente ushtaraku britanik i ka bërë për “forcenews.com” në një artikull kushtuar vendosjes së fundit të një numri të madh të trupave britanike në Kosovë për një periudhë të caktuar ushtrimesh.
“Fakti që NATO ka një forcë në Kosovës 25 vjet pas përfundimit të luftës është një fakt tepër pikëllues”, ka thënë Peach, transmeton Gazeta Express.
Megjithatë thotë Peach, se KFOR është i nevojshëm në Kosovë për të respektuar Rezolutën e Këshillit të Kombeve të Bashkuara.
“Por ne kemi nevojë për forcë për të respektuar kushtet e rezolutës së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara”, ka thënë ai tutje.
Peach ka shtuar se Mbretëria e Bashkuar është e përkushtuar lidhur me KFOR-in, bashkë me punën e mrekullueshëm të ambasadës dhe njerëzve në terren dhe ka thënë se Mbretëria e Bashkuar vazhdon ta njohë Kosovën si shtet.
“Mbretëria e Bashkuar është krenare që angazhohet për forcën e Kosovës, së bashku me punën e ambasadës dhe ekipeve tona të shkëlqyera në terren, dhe ne vazhdojmë ta njohim Kosovën si shtet”, ka thënë Peach për “forcenews.com”.
Të tjera
-
Çfarë mesazhesh po dërgon Osmani? Publikon foto nga ambasada e SHBA’së në Kosovë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka publikuar një fotografi nga ambientet...
-
Mot me diell në pesë ditët e ardhshme
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se java në vijim para...
-
Dyshohet për vjedhjen e një motoçiklete në Prishtinë
Një person ka raportuar në polici se i është vjedhur motoçikleta. Policia ...
-
Moisiu: Shqipëria dhe Kosova të kenë strategji të përbashkët të mbrojtjes
Shqipëria dhe Kosova duhet të kenë një strategji të përbashkët të mbrojtjes, ...
-
46 aksidente trafiku brenda 24-orëve
46 aksidente trafiku janë regjistruar brenda 24-orëve në vend. 15 nga to j...
-
E rëndë: Vajza sụlmon nënën në Fushë Kosovë
Një rast i dhunës në familje ka ndodhur të shtunën në Fushë Kosovë. Një gr...
-
Harris vazhdon të kritikojë Trumpin për të drejtat e abortit gjatë tubimit në Gjeorgji
Zëvendëspresidentja amerikane Kamala Harris, vazhdoi të kritikojë Donald Trum...
-
Arrestohet shtetasi i Shqipërisë, dyshohet se kanosi policët në Gjakovë
Një shtetas i Shqipërisë, është arrestuar pasi dyshohet se ka kanosur verbali...
-
Gruaja dyshohet se sụlmoi burrin në Pejë
Një grua në Pejë dyshohet se ka sulmuar burrin e saj, të premten. “Nuk rap...
-
Dhụnohet një person në një vilë në Novobërdë, policia jep detaje
Dhunohet një person, dyshohet se rasti ndodhi në një vilë në Novobërdë Një...
-
Drenas, një i maskuar ia grabiti paratë një burri në një pompë derivatesh
Policia ka raportuar se një person i maskuar nën kërcënimin e një mjeti të fo...
-
Punëtorë të KEK-ut paralajmërojnë protestë për të enjten
Punëtorët e KEK’ut kanë paralajmëruar protestë për të enjten. Kjo për shkak t...