Lajme

Peach largohet nga Kosova, kërkon progres për themelimin e Asociacionit

Autori: Gazeta inFokus 17:04 | 01 December 2023

I Dërguari i Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach, është larguar nga Kosova pas vizitës së zhvilluar.

Para largimit ai ka treguar se ka zhvilluar një mori takimesh, përfshirë atë me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti. Peach ka thënë se është njoftuar për një sërë çështjesh, sikur edhe për agresionin e 24 shtatorit.

“Në të gjitha këto takime, kam theksuar mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar për pavarësinë dhe sigurinë e Kosovës. Kam dëgjuar me kujdes shqetësimin e thellë pas sulmit të 24 shtatorit në Banjskë dhe kam përsëritur se Britania pret që autorët të japin llogari”, ka thënë ai.

-Advertisement-

“Ky ishte një mesazh që dhashë edhe në Beograd javën e kaluar. Kam dëgjuar nga serbët e Kosovës për shqetësimet e tyre dhe për shpresat e tyre për të ardhmen. Pas dhunës së muajve të fundit, tani me angazhimin e përforcuar të sigurisë ndërkombëtare, është koha për të adresuar këto shqetësime dhe për të vazhduar me përpjekjet ekzistuese për të siguruar që të gjithë qytetarët të ndjejnë se kanë një të ardhme dhe një Republikë të larmishme dhe multietnike të Kosovës”.

Ai ka thënë se rezultatet duhet të tregohen në marrëveshjet e arritura me Serbinë në Bruksel duke theksuar edhe themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

“Progresi në themelimin e një Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe dhe konteksti i zbatimit më të gjerë, me marrëveshjet e arritura përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, është pjesë e rëndësishme e këtyre përpjekjeve”, ka vazhduar ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
FREE FRIDAY ME ZBRITJE DERI 70%
-Advertisement-

Të tjera