Lajme

​Peach: Kosova ka të drejtë sovrane për mos lejimin e zgjedhjeve serbe

Autori: Gazeta inFokus 20:40 | 27 March 2022

Emisari special i kryeministrit të Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach, tha sot se është e qartë se Kosova ka të drejtë sovrane për të vendosur për mos lejimin e zgjedhjeve serbe edhe në territorin e saj.

“Ndërsa është e qartë se Kosova ka të drejtë sovrane për të vendosur nëse një votim i tillë do të ndodhë, mosshfrytëzimi i rastit për të arritur një zgjidhje praktike të ofruar në këtë rast vë në pikëpyetje përkushtimin e Kosovës ndaj vlerave themelore të gjithëpërfshirjes dhe të drejtave demokratike për të gjithë qytetarët që jetojnë atje”, tha Peach në një intervistë për Vjesti.

Ai tha se Kosova dhe Serbia duhet të arrijnë një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve përmes dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja.

-Advertisement-

“Britania e Madhe gjithmonë e ka mbështetur këtë proces dhe unë personalisht, si i dërguar, punoj ngushtë me përfaqësuesin special të BE-së, Miroslav Lajçak, i cili është përgjegjës për dialogun”, tha Peach.

Ai shtoi se të dyja palët duhet të bashkëpunojnë për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse, përfundimtare, ligjërisht të detyrueshme dhe të qëndrueshme, e cila, tha ai, është e pranueshme edhe për bashkësinë ndërkombëtare.

Duke folur për nismën Ballkani i Hapur, Peach tha se Britania mbështet nismat që synojnë mbështetjen e bashkëpunimit rajonal, integrimit ekonomik dhe tregjeve të hapura.

“Është e rëndësishme që proceset e reja të plotësojnë iniciativat ekzistuese në vend që të përplasen me to, si dhe të jenë gjithëpërfshirëse dhe të hapura për të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, në kushte të barabarta,” tha Peach.

Ai theksoi se tregjet më të bashkuara do të ndikojnë pozitivisht në zhvillimin ekonomik të rajonit dhe do ta bëjnë atë më tërheqës për investimet e huaja.

“Iniciativa e Përbashkët Rajonale e Tregut është një mekanizëm thelbësor për integrimin e mëtejshëm ekonomik rajonal, i cili shkon paralelisht me perspektivën evropiane të rajonit,” tha Peach.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Presidenti i UNI z. Alejtin Berisha, folës mbi temën “Women’s Role in Artificial Intelligence Development” në DOKUTECH, edicioni i 11-të
-Advertisement-

Të tjera