Lajme

PDK tregon se çka u diskutua në takimin Veseli -Lajçak

Autori: Gazeta inFokus 13:52 | 14 October 2020

I pari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka pritur në takimpërfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi dhe Çështje të tjera Rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak.

Gjatë këtij takimi Veseli dhe Lajçak, kanë folur për procesin e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë, shkruan Gazeta Infokus.

Kështu ka bërë të ditur PDK përmes një komunikate për medie.

-Advertisement-

Veseli ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës e mbështetë procesin e dialogut dhe është e vetmja që ka propozuar një platformë për këtë çështje.

Sipas tij, PDK konsideron që marrëveshja finale me Serbinë është interes strategjik i Kosovës për anëtarësim në BE dhe në OKB.

“Është inkurajues pozicioni i përfaqësuesit special të BE-së, Miroslav Lajçak, që në emër të Bashkimit Evropian ka një agjendë të qartë për ta përmbyllur dialogun mes Kosovës dhe Serbisë me një marrëveshje finale. Partia Demokratike e Kosovës do të vazhdoj që si opozitë të jap kontributin e saj, ku si bazë mbështetje ka vullnetin e qytetarëve dhe Kushtetutën.” ka thënë kryetari Veseli.

Veseli ka folur edhe për nevojën e një koordinimi më të drejtpërdrejt me SHBA-të./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera