Lajme

PDK thërret konferencë

Autori: Gazeta inFokus 09:38 | 18 October 2020

Partia Demokratike e Kosovës ka paralajmëruar se gjatë ditës së sotme do të mbajë një konferencë për media.

Kjo ëhstë bërë të ditur përmes një njoftimi dërguar të shtunën nga kjo parti.

“Partia Demokratike e Kosovës në Prishtinë do të mbajë konferencë për shtyp nesër 18 tetor”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

PDK nuk ka njoftuar për arsyet e kësaj konference, ndërkohë, kjo parti ka mbajtur një konferencë edhe të shtunën, ku ka kritikuar Qeverinë Hoti për shkarkimin e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, drejtorin e ATK’së dhe atë të Doganave.

Nënkryetari i partisë, Shaqir Totaj, ka thënë se shkarkimet politike që ka bërë kryeministri Avdullah Hoti janë cenim i rëndë i institucioneve të pavarura dhe precedent i rrezikshëm për kapjen e institucioneve vitale.

“Sjellja e kësaj qeverie e ka goditur njërën prej të arriturave më të mëdha 20 vjeçare të qeverisjes në Kosovë – ‘mos hakmarrjen politike’ ndaj institucioneve të pavarura, pavarësisht cila parti ka qenë në pushtet”, tha Totaj.

“Është për keqardhje që asnjë nga ambasadat e huaja, veçmas ajo e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, që ka qenë e përfshirë në përzgjedhjen e shumë drejtuesve të institucioneve të pavarura, nuk ka reaguar ende dhe po vazhdon të heshtë”, tha Totaj.

Totaj e ka lidhur shkarkimin e Qalajt me arrestimin e Haki Rugovës së LDK’së, duke e quajtur këtë akt hakmarrës ndaj institucioneve të zbatimit të Ligjit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera