PDK: Subvencionimi i përkohshëm i punësimit, eksperiment i panevojshëm i Qeverisë
Autori: Gazeta inFokus 14:47 | 18 July 2022
Koordinatori i Departamentit për Financa në Kabinetin për Qeverisje të Mirë të Partisë Demokratike të Kosovës, Arben Mustafa, në një konferencë për media ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për eksperimentim me paranë publike, në mungesë të aftësisë për të menaxhuar krizën financiare në Kosovë.
Mustafa tha se nisma e fundit e Qeverisë së Kosovës për subvencionimin e përkohshëm të punësimit nuk ka efekt substancial për të zgjidhur problemin e papunësisë.
“Papunësia është problem strukturor i ekonomisë së Kosovës dhe nuk mund të adresohet me masa 6 mujore dhe të njëhershme. Sidomos kur ato janë të dizajnuara vetëm sa për të theksuar fraza populliste sikur ajo “çdo shtëpi nga një të punësuar”, të bazuara në kritere vështirë të plotësueshme dhe që vetëm sa stimulojnë mashtrimin me paranë publike. Për më tepër, hartimi i masave të tilla pa një vlerësim paraprak të numrit të përfituesve të mundshëm dhe kostos së pritur për buxhetin e shtetit paraqet një menaxhim të papërgjegjshëm të financave publike”, shtoi ai.
Mustafa theksoi se kërkesa e pamjaftueshme për punëtorë, e cila vjen nga kapacitetet e ulëta të prodhimit vendor, si dhe mospërputhja ndërmjet aftësive të kërkuara dhe atyre të ofruara në tregun e punës janë shkaqet kryesore të papunësisë në Kosovë.
“Për ta adresuar problemin e parë, atë të kërkesës së pamjaftueshme në ekonominë e Kosovës, si nevojë më urgjente është që Qeveria t’i kthehet investimeve publike kapitale, të cilat asnjëherë nuk kanë qenë më të ulëta se aktualisht. Shkalla realizimit të projekteve kapitale në raport me planin vjetor në gjashtëmujorin e parë të vitit 2022 sillet në vetëm rreth 10 për qind të planit vjetor. Investimet kapitale të Qeverisë janë të domosdoshme për të rritur kërkesën e përgjithshme në planin afatshkurtër dhe për të krijuar kushtet për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik në planin afatgjatë. Po ashtu, Qeveria e Kosovës duhet të përdorë instrumentet e saj fiskale për të frenuar rritjen e çmimeve dhe të ndërmarrë masat që tani më kemi propozuar për t’i ndihmuar qytetarët me të ardhura fikse që të përballojnë rritjen e çmimeve”, tha ai.
Ndërkaq sa i përket mospërputhjes mes aftësive të kërkuara dhe atyre të ofruara në tregun e punës, Mustafa propozoi që Qeveria duhet të ofrojë programe të aftësimit profesional për të papunët ekzistues në mënyrë që ata të përfitojnë aftësitë e kërkuara nga tregu i punës.
“Ndërsa, në një plan më afatgjatë, Qeveria duhet t’i përshtatë programet e arsimit të mesëm dhe të lartë në atë mënyrë që sistemi arsimor i vendit të prodhojë një fuqi punëtore më të aftë për t’iu përshtatur nevojave të tregut. Qeveria e Kosovës duhet ta kuptojë se vendi gjendet në krizë ekonomike dhe nuk ka kohë të humbë me eksperimente të tilla që shpërdorojnë paranë publike. Qytetarët e Kosovës kanë nevojë për të ardhura të qëndrueshme nga punësimi dhe jo për lëmosha të kohëpaskohëshme”, tha Koordinatori i Departamentit për Financa në KQM Arben Mustafa.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...