PDK: Shpend Ahmeti dhe VV bëjnë politikë dhe biznes me leje ndërtimore (Dokument/Foto)
Autori: Gazeta inFokus 15:40 | 23 August 2017
Partia Demokratike e Kosovës, dega në Prishtinë, përmes një konference për media ka adresuar padrejtësitë që u bëhen ndërtuesve në Prishtinë me qasje selektive dhe përzgjedhje korruptive në dhënien e lejeve ndërtimore.
Komuna e Prishtinës, sipas PDK-së, gjatë gjithë këtyre vjetëve ka bërë politikë dhe biznes me leje ndërtimore.
Sekretari i PDK-së së Prishtinës, Bujar Cakolli, ka thënë se kanë dyshime të bazuara, që shumicën e pazareve me leje ndërtimi, qeverisja e Vetëvendosjes i bënë përmes disa kompanive projektuese të afërta me krerët e Komunës së Prishtinës, të cilat ua menaxhojnë pazaret sipas metodologjisë “ua bëjnë projektet ndërtuesve, ua sigurojnë lejet e ndërtimit atyre dhe u marrin banesa, lokale apo shpërblime të tjera si kompensim për këta tjerët që u qëndrojnë pas dhe që ua lejojnë ndërtimet”.
Cakolli ka thënë se për këto kompani projektuese kanë folur edhe më parë dhe do të flasin sërish, ndërsa sot ka trajtuar çështjen e lejeve ndërtimore, duke marrë si burim informacioni vetëm raportet zyrtare dhe publike të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.
Ndaj politikës së poshtër të administratës së Prishtinës në dhënien e lejeve ndërtimore në mënyrë selektive, Cakolli ka thënë se në vitin 2016 kanë reaguar 104 ndërtues, duke deponuar ankesa në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, si organ shqyrtimi i shkallës së dytë, ku për 103 prej atyre rasteve janë kthyer përgjigje në favor të qytetarëve apo ndërtuesve, duke ju dhënë të drejtë atyre, kurse vetëm në 1 rast i ka dhënë të drejtë Komunës së Prishtinës.Sipas Cakollit, kjo do të thotë që “Klani i Dostave” brenda Komunës së Prishtinës janë duke bërë kasaphane me leje ndërtimore.
“Leje ndërtimi këta japin vetëm aty ku kanë interesa politike e financiare, kurse në rastet e tjera ose nuk ua kompletojnë lëndët qëllimshëm, ose nxjerrin vendime të dëmshme, siç po vërehet edhe nga këto raporte zyrtare, ku nga 104 raste të mosdhënies së lejes, vetëm në njërin prej tyre kanë pasur të drejtë, derisa 103 qytetarëve apo ndërtuesve ua kanë mohuar qëllimshëm të drejtat e tyre”, ka thënë ai.
Në 99,99% të rasteve që janë ankuar në vitin 2016, Cakolli ka thënë se Komuna e Prishtinës ka bërë padrejtësi dhe ua ka mohuar atyre të drejtat si pronarë dhe qytetarë.
“Kjo vetëm sa e fuqizon perceptimin publik që ekziston te prishtinasit, se për të marrë leje prej tyre në Komunën e Prishtinës, ndërtuesit duhet t’ua japin ndonjë kat banese, ndonjë lokal apo edhe shpërblime të tjera të majme. Tërë fjalorin elektoral e kishin të orientuar drejt barazisë shoqërore, kurse trendi i rritjes së pabarazisë dhe padrejtësive që bëjnë ndaj gjithë atyre që nuk janë pjesë e Vetëvendosjes apo e “Klanit të Dostave” vërehet edhe në vitin 2017”, ka thënë Cakolli.
Të tjera
-
Paralajmërimet saudite për të dyshuarin e sụlmit në treg u injoruan
Taleb al-Abdulmohsen, i dyshuar për sulmin në tregun e Magdeburgut, kisht...
-
Vetaksident në Klinë, vdẹs shoferi
Sot ka vdekur një person pasi është vetaksidentuar në fshatin Poterq të Klinë...
-
Gjatë javës së kaluar në rajonin e Ferizajt u raportuar 13 raste të vjedhjeve
Javën e kaluar janë raportuar 13 raste të vjedhjeve: 11 në Ferizaj, 1 në Kaça...
-
Agjencitë botërore e quajnë Vuçiqin president populist
Disa dhjetëra mijëra njerëz u mblodhën këtë pasdite në Beograd për një pr...
-
Protesta e PD-së, reagon policia e Tiranës: Do përballen me pasoja për bllokimin e akseve
Policia e Tiranës ka reaguar për protestën e thirrur nga opozita pasditen e s...
-
Aplikacionet spiune, Serbia përgjon gazetarë e aktivistë, reagon kompania izraelite: Nëse akuzat rezultojnë të sakta…
Një raport i ri ka zbuluar se agjencia e inteligjencës serbe ka instaluar pro...
-
“Motër, a i len çelësat në kerr ti?”: Ky është i dyshuari që e mori veturën e kufomave dhe bënte ‘drifta’ në Pejë
Disa pamje në Pejë u bënë virale ditëve të fundit. Një veturë e bartjes së...
-
Përfundon “Kursi i Nënoficerëve të Betejës” për ushtarët e FSK-së
Në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS) ka përfunduar “Kursi i Nënoficer...
-
Lansohet pilotimi i programit të kuponëve
Kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, kanë lansu...
-
Espresso me Bedri Hamzën: Pagesa e TVSh-së për biznese do të bëhet pas shitjes së mallrave dhe produkteve
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka vazhduar serinë e takime...
-
Aktakuzë ndaj një personi për krịme lụfte, kreu dy vrạsje dhe një plạgosje
Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në P...
-
Mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
1 mijë e 411 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24 orët e fundit në vendin tonë....