Fokus

PDK-së “nuk i pret sakica me ni ven” për taksën

Autori: Halil Berisha 12:34 | 13 May 2020

Partia e Kadri Veselit, tash po e kundërshton heqjen e taksës 100% ndaj produkteve serbe.

Madje po e konsideron si një dëmtim të produkteve vendore, shkruan gazeta inFokus.

Në një aktivitet që e mbajti PDK para Teatrit Kombëtar, shfaqi atë që e quajtën 100 dështimet e Qeverisë Kurit, në 100 ditëshin e qeverisjes, e që njëra nga to ishte edhe hapja e tregut ndaj mallrave serbe.

-Advertisement-

“Dëmtimi i prodhimeve vendore duke hapur  tregun e Kosovës ndaj mallrave serbe që bëjnë konkurrencë të pandershme”, thuhet në listën që PDK po thotë se janë dështime të Qeverisë Kurti.

Megjithatë, partia e Kadri Veselit, shpesh ka ndryshuar qëndrim sa i përket taksës, duke e ndryshuar varësisht nga situata politike.

Fillimisht, edhe morën merita për të, duke thënë që ideja për vendosjen e taskës ishte e nënkryetarit të tyre, Enver Hoxhajt, shkruan gazeta inFokus.

Më pas, kur ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, i kërkohej heqja e saj nga ndërkombëtarët, shefi i PDK-së, Kadri Veseli doli me një propozim për pezullimin e saj, gjë që nuk u pranua nga Haradinaj.

Më pas ra Qeveria, duke bërë që vendi të shkoj në zgjedhje, të cilat i fitoi Vetëvendosje.

E kur u krijua Qeveria e re, tash Kadri Veseli, ndryshoi qëndrim. PDK tani është kundër heqjes së taksës.

Madje, kur flitej që Kurti do ta heq taksën, këtë e kundërshtoi Veseli, shkruan gazeta inFokus.

“Taksa ndaj importeve serbe ka qenë vendim dinjitoz i shtetit tonë për t’iu kundërvënë sulmeve të njëpasnjëshme që Serbia ka bërë kundër Kosovës. Shpreh shqetësimin për ngutinë e tepruar të kryeministrit të ri për të përmbushur kërkesat e Serbisë dhe për të rehatuar Listën Serbe, e cila u largua nga qeveria e kaluar për shkak të taksës”, kishte shkruar Veseli.

Megjithatë, kur Kurti përmendi heqjen graduale të taksës e vendosjen e reciprocitetit, por në rast të mos respektimit të marrëveshjeve nga Serbia, të kthehej përsëri taksa, tash Veseli kishte deklaruar që ky në fakt ishte plani i tij.

“Asgjë e re nga Albini! Të paktën, ta respektonte të drejtën e autorit. Sepse, vendimi i tij për taksën dhe reciprocitetin qenka huazuar nga ideja e propozimit tim të janarit të vitit 2019, të cilin, si çdo gjë tjetër, ai e pat refuzuar”, kishte shkruar Veseli./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?

Të tjera