Lajme

PDK-së i dështon koalicioni me LDK-në në Malishevë

Autori: Islam Morina 19:38 | 09 November 2021

Kryetari i degës së LDK-së në Malishevë, Bajrush Hoti ka nënshkruar sot marrëveshje me Isni Kilajn e PDK-së për balotazh.

Por, me këtë vendim nuk po pajtohen strukturat e LDK-së.

Asamblistë të zgjedhur dhe shumica e kryetarëve të nëndegëve po e kundërshtojnë marrëveshjen e sotme, shkruan Gazeta Infokus.

-Advertisement-

Në një publikim të tyre në Facebook thuhet se shumica e strukturave dhe elektorati në përgjithësi janë kundër këtij koalicioni.

Postimi i plotë:

“Për hir të informimit të drejtë të elektoratit të LDK-së në Malishevë, duke u bazuar në një publikim me fotografi të kryetarit te degës së LDK-së, për kinse koalicion parazgjedhor me PDK-në, ne si kryetarë të Nëndegëve që gjendemi sot në këtë takim dhe shumë të tjerë të cilët për arsye personale nuk kanë mundur të jenë prezent, vlerësojmë se shumica e strukturave (nëndegëve) dhe elektoratit në përgjithësi janë kundër koalicionit të LDK-së me dy partitë që janë në balotazh. Andaj, ne si kryetarë të nëndegëve do të përfaqësojmë qëndrimin e elektoratit tonë që anëtarësia e LDK-së të votoj sipas vullnetit të lirë të tyre. Falënderojmë të gjithë votuesit që gjithmonë qëndruan besnik dhe të palëkundur në Lidhjen Demokratike të Kosovës”, shkruan njoftimi./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera