Lajme

PDK rikthen gardën e vjetër i pozicionon në funksione të larta

Autori: Gazeta inFokus 15:21 | 10 October 2022

Në 23 vjetorin e themelimit të partisë, Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, me vendim të Kryesisë, ka themeluar Këshillin Politik, një organ këshillëdhënës i partisë në opozitë.

Sipas një njoftimi për media Këshilli Politik ka 31 anëtarë, ndërsa përbëhet nga koordinatori dhe 30 anëtarë të Partisë.

“Koordinator i Këshillit Politik do të jetë Akademik Arsim Bajrami, ndërsa anëtarë të Këshillit janë: Agim Çeku, Agim Zogaj, Avni Kastrati, Bajram Mulaku, Basri Musmurati, Daut Xhemaili, Drita Kadriu, Fadil Beka, Flora Brovina, Gani Koci, Hasime Krasniqi, Ismail Syla, Kadri Kryeziu, Latif Gashi, Laura Guguli, Lumnie Morina, Lumnije Rama, Mehdi Bektashi, Mexhide Topalli, Minir Krasniqi, Ramadan Muja, Ramiz Fazliu, Sabri Tahiri, Sala Ahmeti, Salie Mustafa, Selvie Halimi, Shaban Shabani, Shemsi Veseli, Skender Ahmeti dhe Zahrie Isufi”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Siaps PDK, anëtarët e Këshillit, janë personalitete që kanë kontribuar në Partinë Demokratike të Kosovës që nga themelimi i saj, në pozicione dhe kapacitete të ndryshme – si deputetë, kryetarë komunash, ministra, themelues të partisë, etj.

Në mbledhjen konstituive të Këshillit Politik, kryetari i PDK-së Memli Krasniqi i ka falënderuar të gjithë anëtarët e Këshillit për punën e tyre që nga themelimi i partisë e deri sot, ndërsa i ka ftuar që përvojën e tyre politike të vazhdojnë ta japin tani nëpërmjet punës në Këshillin Politik, për të ardhmen e gjeneratave të reja.

“Në këtë ditë të shënuar të 23 vjetorit të themelimit të Partisë Demokratike të Kosovës, po konstituojmë edhe Këshillin Politik, i cili është një organ këshillëdhënës statutar i PDK-së dhe që përmbledhë një numër të jashtëzakonshëm të personaliteteve të rëndësishme të të gjithë rrugëtimit të PDK-së, të cilët që nga themelimi e tutje, kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm kombëtar, institucional e politik në detyra të ndryshme udhëheqëse brenda PDK-së, por edhe në institucionet e nivelit qendror dhe nivelit lokal. Për mua ishte vërtetë një ndjenjë e nderit të madh, sepse kam punuar me shumë prej tyre dhe ruaj respektin dhe konsideratën maksimale duke e ditur nga dora e parë kontributin e tyre të jashtëzakonshëm.”, tha Krasniqi.

Ndërsa, Koordinatori i Këshillit Politik, Arsim Bajrami u shpreh falënderues për besimin e dhënë në udhëheqje të këtij organi, i cili do ta këshillojë dhe ndihmojë lidershipin e partisë.

“Si një prej themeluesve të parë të PDK-së, jam jashtëzakonisht i nderuar me propozimin e kryetarit dhe kryesisë për të qenë pjesë e Këshillit Politik, sidomos në këtë kohë kur udhëheqja e re dhe lidershipi i partisë është duke punuar jashtëzakonisht mirë në reformimin e partisë për të kompensuar edhe mungesën e madhe të dy liderëve, themelues dhe historikë”, theksoi Bajrami.

Sipas PDK, kompetencat e Këshillit Politik të PDK-së, do të jenë të ndihmojë organet qendrore të partisë (Kryetarin, Kryesinë dhe Këshillin Drejtues) me këshilla, rekomandime, analiza dhe ide, të prodhojë dokumente për nevoja të partisë, të jep rekomandime për përmirësimin e akteve juridike të partisë dhe mënyrës së funksionimit efikas.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera