Lajme

PDK: Rasti i plagosjes së dy të rinjve në Shtërpcë duhet të ndriqohet sa më shpejtë

Autori: Gazeta inFokus 09:21 | 07 January 2023

Zyrtari i PDK-së, Faton Abdullahu, ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës fton organet e rendit që të zbardhin rastin e plagosjes në Shtërpcë.

Abdullahu ka thënë se është e domosdoshme që të gjithë të kontribuojnë që situata e krijuar të menaxhohet me gjakftohtësi për të mos pasur eskalim në asnjë aspekt.

Reagimi i plotë:

-Advertisement-

Rasti i plagosjes së dy të rinjve në Shtërpcë duhet të ndriqohet sa më shpejtë dhe gjithanshëm nga organet e drejtësisë. Partia Demokratike e Kosovës fton organet e përgjegjëse për zbardhjen e këtij rasti dhe që autorin e këtij veprimi ta vënë para drejtësisë.

Është e domosdoshme që të gjithë pa dallime të kontribojmë që situata e krijuar të menaxhohet me gjakëftoftësi si parakusht që të mos përkeqësohet në asnjë aspekt. Të plagosurve ju dëshirojmë shërim të shpejt.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Birra të ftohta e me shumë ZBRITJE veç në Viva Fresh!
-Advertisement-

Të tjera