PDK i quan aventura dhe lojëra të Kryeministrit mosdërgimin e demarkacionit në Parlament
Autori: Gazeta inFokus 16:59 | 29 April 2017
Isa Mustafa po e teston mundësinë që as javën e ardhshme të mos e procedojë demarkacionin në Parlament. Ka paralajmëruar se marrëveshjen për shënimin e vijës kufitare e dërgon në Kuvend vetëm kur t’i ketë votat. Zyrtarët e PDK’së kanë thënë se Kryeministri po bën aventura e lojëra me demarkacion për blerë kohë.
Po t’i shkonte fjala Kadri Veselit në Qeverinë e Kosovës, atëherë, marrëveshja për shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi, javën e kaluar, do të përfundonte në Parlamentin e Kosovës.
Mirëpo, një paralajmërim të tillë nuk e ka respektuar Shefi i Qeverisë, Isa Mustafa, i cili kishte qëndruar në Bruksel, në përpjekje për të bindur BE’në që të hiqet për një kohë kushti i demarkacionit për liberalizimin e vizave.
Zyra Kryeministrit dhe Zëdhënësi i Qeverisë kishin konfirmuar, megjithatë, javën e ardhshme demarkacioni do të procedohet në Parlament për miratim.
Krejt këto paralajmërime i ka hedhur poshtë, sot, Kryeministri Isa Mustafa, i cili ka thënë se demarkacioni shkon në Kuvend vetëm atëherë kur të sigurohen votat. Madje, në një intervistë televizive kishte deklaruar se marrëveshje me Malin e Zi mund të shtyhet më së largu në qershor të këtij viti.
Anëtari i Kryesisë së PDK’së, Xhavit Haliti, thotë se është e pakuptimtë të harxhohet më shumë kohë për të dërguar demarkacionin në Parlament. Madje, ai thotë se Kryetari i LDK’së po tenton të blejë kohë për të arritur cakun ku dëshiron të shkojë.
“Në qoftëse duam ta kalojmë atëherë duhet të përgatitemi për ta kaluar, përgatitje dmth me i pas votat, e në qoftëse duam të kriojmë situata të paqarta dhe të paparashikueshme atëherë mund të bëjmë avantura thuajse jemi bërë të shurdhër”, ka thënë Haliti, për Express, të shtunën.
“Une besoj që kryeministri nuk është i sigurtë që i ka votat dhe kërkon kohë për të arritur në cakun ku dëshiron”, ka shtuar ai.
Ndryshe, Isa Mustafa, sot ka thënë se po shikojnë mundësinë që marrëveshjen me Malin e Zi ta procedojnë në Parlament vetëm atëherë kur t’i sigurojnë votat.
“Të shohim si janë gjasat e prezencës së tyre në Kuvend dhe votimi. Ne do ta procedojmë në Kuvend në momentin që e kemi të sigurt se do ta kapërcejmë. Për ne është e rëndësishme që të bëhet ratifikimi, që të liberalizohen vizat për qytetarët”, ka deklaruar Kryeministri Mustafa.
Por, Nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti thotë se demarkacioni po përdoret më shumë për interesa politike se sa për zgjidhjen e problemit të vizave.
Është paralajmëruar prej Kadri Veselit e Isa Mustafës se nëse dështon demarkacioni në Parlament, atëherë, vendi do të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme.
Kosova vazhdon të mos ketë liberalizim të vizave pikërisht për shkak të demarkacionit, i cili vazhdon të mbetet i bllokuar prej dy viteve, prej kohës kur kjo marrëveshje ishte nënshkruar prej Hashim Thaçit e Skender Hysenit në Vjenë./GazetaExpress/
Të tjera
-
Vetëm 50% e agjendës legjislative u përmbush këtë vit në Kuvendin e Kosovës
“Nuk ka kourum Kuvendi për me vazhdu..” Kjo shprehje u dëgjua shumë shpesh në...
-
Pritje deri në 1 orë te Dheu i Bardhë
Te Dheu i Bardhë, pritjet për hyrje arrijnë deri në 60 minuta, shoqëruar me k...
-
Vdes një person në QKUK
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person ka vdekur në Qendrën Klinike...
-
Për nëntë muaj, Qeveria “Kurti” mbi 12 milionë euro shpenzime të udhëtimit dhe telekomunikimit
Mbi 12 milionë euro kanë arritur shpenzimet e udhëtimit dhe telekomunikimit t...
-
Rashiq: Lista Serbe po i kërcënon dhe largon nga puna serbët që na përkrahin
Me përjashtime nga puna, dëmtime të automjeteve e madje edhe me letra kërcënu...
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...