PDK: Qeveria Kurti po tenton t’i shuaj pakënaqësitë qytetare duke shpërndarë lëmoshë
Autori: Gazeta inFokus 15:21 | 05 September 2022
Koordinatori i Departamentit për Financa në Kabinetin për Qeverisje të Mirë, Arben Mustafa ka kritikuar Qeverinë Kurti për marrjen e masave ekonomike pa plan përmes “Pakos për përballje me inflacionin”, në përpjekje për t’i shuar pakënaqësitë e qytetarëve, që po përballen më krizën e rëndë ekonomike dhe energjetike.
Mustafa tha se kjo pako ka për synim blerjen e paqes sociale, pas krizës së krijuar nga Qeveria me sjelljen ndaj punonjësve të sektorit publik.
“Pas disa muajve shumë të rëndë të ballafaqimit me rritjen e çmimeve dhe me krizë energjetike, Qeveria e Kosovës u kujtua apo më mirë të them u detyrua nga pakënaqësitë qytetare për t’u marrë me rrethanat e krijuara, duke prezantuar një pako të masave ekonomike, përmes zotimit të shumës prej 150 milionë eurove për subvencionim të disa kategorive shoqërore, të cilat ndonëse janë të mirëseardhura si hap, janë të pamjaftueshme dhe nuk zgjidhin asnjë problem real si përmbajtje. Dhe është krejt e natyrshme që diçka e tillë nuk mund të pritet nga një qeveri e cila operon me logjikë të impulseve e jo me plan të zhvillimit”, theksoi ai.
Mustafa u shpreh se qytetarët kanë nevojë për siguri ekonomike dhe ndihmat e tilla simbolike të varura nga kalkulimet politike të qeverisë, nuk mjaftojnë për t’u përballur me shtrenjtimin e kostos së jetesës.
“Me politika të tilla, Qeveria po dëshmon se bllokimin e investimeve kapitale e ka bërë për t’i grumbulluar depozitat në mënyrë që sa herë që të ketë krizë besimi te qytetarët apo kur partia në pushtet nuk i ka punët mirë ne terren, ta hapë kuletën e shtetit dhe të shpërndajë lëmoshë për ta zbutur mllefin e qytetarëve”, tha ai.
Mustafa duke akuzuar Qeverinë për mungesë vizioni dhe transparence, tregoi se Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve po vazhdon të mos i shfrytëzojë instrumentet e akcizës dhe TVSH-së për ta zbutur rritjen e nivelit të përgjithshëm të çmimeve.
Sipas Mustafës, sa i përket tregut të punës, skemat e punësimit të lansuara nga Qeveria, të promovuara me shumë pompozitet, janë të paefektshme dhe po shoqërohen me mungesë transparence për sa i përket numrit të përfituesve.
Ai tha se do të ishte e udhës që për një masë të tillë të pyetej dhe qeveria ta informojë publikun se cili është statusi i atyre masave.
Ai ka pyetur se sa është numri i qytetarëve të punësuar përmes subvencionimit të pagave? Sa është numri i bizneseve që kanë përfituar nga këto skema?
“Duke mos performuar siç kërkohet në funksionet kyçe që ka në portfolion e saj, Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve është shndërruar në vetëm Ministri të Transfereve, me funksionin kryesor për të shpërndarë ndihma te kohëpaskohshme, të motivuara më tepër politikisht sesa për t’i adresuar problemet ekonomike e sociale në vend”, shtoi ai.
PDK vazhdimisht i ka bërë thirrje qeverisë për hartimin e masave të vërteta ekonomike e fiskale për për t’i evituar sfidat me të cilat sot po përballen qytetarët, por ajo ka dështuar të sigurojë mirëqenie e zhvillim ekonomik.
“Numri i atyre qytetarëve që do përfitojnë nga kjo shpërndarje e zorit, është më i vogël se numri i atyre që kanë nevojë për ndihmë, si pasojë e gjendjes në prag të falimentimit të sektorit privat, i cili sot nuk arrin t’i mbulojë pagat e punëtorëve, për shkak se s’ka asnjë investim publik nga ana e qeverisë dhe asnjë politikë në mbështetje të zhvillimit ekonomik. Kjo e përmbledhë fotografinë e punës së kësaj qeverie”, theksoi Arben Mustafa.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...