Fokus

PDK po përgatitet të zëvendësoj Presidentin Thaçi dhe kryetarin e partisë Kadri Veseli

Autori: Halil Berisha 16:09 | 03 July 2020

Tashmë Partia Demokratike e Kosovës ka filluar që të përgatitet për të gjetur njerëzit të cilët do të zëvendësojnë kryetarin e partisë, Kadri Veselin dhe Presidentin Hashim Thaçi.

Kjo në rast se këta të dy japin dorëheqje, pasi u bë publik njoftimi që është ngritur aktakuzë ndaj këtyre dyve nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë, shkruan gazeta Infokus.

Gazeta Infokus nga burimet e saj mëson se partia e Veselit ka filluar që të diskutoj emrat që do t’i zëvendësojnë këta të dy në rast se japin dorëheqje.

-Advertisement-

Madje, këto burime të sigurta i kanë thënë Infokusit se PDK pritet që edhe të bashkohet në koalicionin qeverisës që udhëhiqet nga LDK.

Sipas këtyre burimeve, PDK do të marrë tre ministri, shkruan gazeta Infokus.

E mundësinë se PDK mund të futet në Qeverinë Hoti, nuk e ka përjashtuar edhe shefi i kësaj Qeverie, Kryeministri Avdullah Hoti.

Ai në këtë pyetje që iu parashtrua nga gazetarët tha që në rast se Thaçi jep dorëheqje do të ulen që të gjejnë zgjidhje, shkruan gazeta Infokus.

“Asnjëherë nuk përgjigjem në pyetje hipotetike. Qeveria është stabile, Presidenti është me mandat të plotë. Nëse krijohen ato rrethana, do të ulemi dhe të gjejmë zgjidhjet më të mira për vendin”, tha Hoti.

Ndërsa, ditë më parë zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyçi i quajti spekulime pretendimet që PDK do të hyj në Qeverinë Hoti./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera