Lajme

PDK: Për rastin e Xhamajkës është përgjegjës Konjufca

Autori: Gazeta inFokus 12:11 | 23 February 2020

Avni Bytyqi, zëdhënësi për media në Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), është deklaruar rreth mosnjohjes së pavarësisë së Kosovës nga shteti i Xhamajkës.

Ai në një konferencë për media të mbajtur sot tha se përgjegjësia për këtë çështje i takon Glauk Konjufcës, Ministrit të Punëve të Jashtme.

“Për ne si PDK është shumë pak e rëndësishme se kush ka fol i pari dhe kush ka fol i fundit, me rëndësi është që Ministri i Punëve të Jashtme, Z. Konjufca duhet ta kuptojë rolin dhe detyrat që i ka”.

-Advertisement-

“E kuptojmë që është i ri në këtë pozicion, mirëpo Ministri i Punëve të Jashtme është instanca e vetme që e konfirmon pranimin ose jo të ndonjë note verbale për njohje nga shteti”.

“Konjufca ka gabuar shumë që e ka bërë publike atë , Ministri është përgjegjës  për veprimet që bën në fushën e ti. Ai e ka pranuar se Xhamajka na ka njohur si shtet dhe si i tillë përgjegjës është ai, pasi përgjegjësia i takon instancës më të lartë e që është ai”, ka pohuar Bytyqi./Klan Kosova/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera