Lajme

PDK nuk e vazhdon debatin pa Kurtin në Kuvend: I bie sikur me folë vetmevete

Autori: Gazeta inFokus 15:34 | 23 March 2023

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, tha se nuk dëshirojnë ta vazhdojnë debatin në Kuvend pa prezencën e kryeministrit Kurti.

Deputeti Tahiri i tha kryetarit të Kuvendit Konjufca “nuk shohim arsye ta vazhdojmë debatin pa prezencën e kryeministrit, i bie sikur me folë vetmevete”.

Pas kësaj deklarate, Glauk Konjufca tha se seanca mund të ndërpritet dhe të vazhdojë në orën 16:15. Por ky propozim nuk u vendos akoma.

-Advertisement-

“Kryeministri vjen në orën 16:00 por nuk mundet më shumë se në orën 17:30 se është edhe iftari pastaj”, u shpreh Konjufca.

“Mirë po vazhdojmë në orën 16:00, pra”, tha ai

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday në Comodita Home: Përfito 100€ extra zbritje në dyshekë
-Advertisement-

Të tjera