Lajme

PDK nuk e përkrah propozimin për pagën minimale

Autori: Gazeta inFokus 12:02 | 13 May 2022

Kuvendi i Kosovës është duke vazhduar seancën planare me pikat e mbetura nga seanca e 5 majit.

Në këtë seancë është duke i diskutuar lidhur me propozimin për rritjen e pagës minimale.

E këtë propozim nga Ministria e Financave nuk po e përkrah Partia Demokratike e Kosovës.

-Advertisement-

Deputeti nga radhët e kësaj partie, Mergim Lushtaku, tha se ky projektligj është një dëm i madh për kategoritë e ndryshme sociale.

“Në këtë projektligj nuk do ta ndryshojmë se bënë ndryshimin e një numër të ligjeve që prek individ të caktuar. Ku si VV dhe Qeveria Kurti e dimë që keni harru dialogun social. Edhe në këtë pjesë projektligji që synon rritjen e pagës minimale por duhet të bëhet me dialog social siç është e përcaktuar për rritjen e pagës. E dimë që qeveria po mundohet ta tejkaloj çdo dialog social me këtë ligj. Ne si PDK e shohim që po bëhet një dëm i madh tek kategoritë e ndryshme sociale dhe nuk do ta votojmë”, ka thënë Lushtaku.

Ndërkaq, ministri i Financave, Hekuran Murati deputetëve i rekomandoi votimin e këtij projektligji.

“Duke e konsideruar si mjaft të rëndësishëm ngritjen e pagës minimale që është nga 130 euro për personat nën 35 vjeç dhe 170 mbi 35 vjeç ky është momenti i duhur që të votohet dhe të ecet para dhe të hapet rruga për ngritjen e pagës minimale. Andaj ju ftoj ta miratoni”, ka thënë ai./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera