Lajme

PDK nesër prezanton vizionin e saj për fuqizimin e gruas

Autori: Gazeta inFokus 20:19 | 23 September 2022

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, do ta prezantojë vizionin e kësaj partie për siç thuhet, fuqizimin e guras në vendimmarrje.

Kjo, sipas njoftimit, do të bëhet në Konventën Programore të Gruas Demokratike të Kosovës.

“Në këtë Konventë Programore, Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi do të shpalos programin dhe vizionin e Partisë Demokratike të Kosovës, që në qendër do të ketë barazinë dhe fuqzimin e gruas në vendimmarrje”

-Advertisement-

“Motoja e kësaj konvente, “Bashkë!50/50”, duket të jetë synimi i ri i kësaj partie, për të rritur numrin e grave në të gjitha nivelet e vendimmarrjes dhe strukturave”, thuhet në njoftimin e kësaj partie.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera