Lajme

PDK në Skenderaj: Sulmi nuk ka të bëj me pakënaqësi brenda partisë

Autori: Gazeta inFokus 12:20 | 23 May 2017

Në lidhje me sulmin me armë që ka ndodhur mbrëmë në afërsi të zyrës së PDK-së në Skenderaj, ka reaguar kjo e fundit.

Në një komunikatë dërguar medieve, PDK në Skenderaj ka përjashtuar cdo mundësi që ky sulm të ketë të bëj me pakënaqësitë e brendshme në parti.

Sipas PDK-së, dega e partisë në Skenderaj ka mirëpritur vendimet e kryetarit Kadri Veseli dhe nuk kanë asgjë kundër.

-Advertisement-

Ja reagimi i plotë:

Dega e PDK-së në Skenderaj nuk ka informacione nëse cak i sulmit të mbrëmshëm me armë zjarri ka qenë Zyra e PDK-së në Skenderaj, pasi dëmtime nga plumbat më shumë ka pasur lokali ngjitur me Zyrën tonë.

E informojmë opinionin publik se ne përjashtojmë çdo mundësi që ky sulm ka ardhur për shkak të pakënaqësive të brendshme, pasi dega e PDK-së në Skenderaj është unike dhe brenda strukturave të saj atmosfera është shumë pozitive, shumë bashkëpunuese dhe nuk ka pasur pakënaqësi në lidhje me proceset e fundit politike.

Ne e informojmë opinionin publik dega e PDK-së në Skenderaj dhe elektorati i gjerë i saj kanë mirëpritur dhe përkrahin vendimet e fundit të PDK-së dhe Kryetarit Kadri Veseli.

Policia e Kosovës ka dalur në vendin e ngjarjes dhe është duke bërë hetime në lidhje me rastin. Ne besojmë dhe shpresojmë se ky rast do të ndriçohet shpejt.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera