Fokus

PDK në Qeverinë Hoti, telashe të reja në partinë e Isa Mustafës

Autori: Halil Berisha 12:17 | 01 July 2020

Gazeta Infokus ekskluzivisht ka raportuar këtë të mërkure se PDK pritet që të hyj në Qeverinë Hoti e udhëhequr nga LDK.

E kjo mund të shkaktoj telashe të reja brenda partisë së Isa Mustafës e cila edhe ashtu filloi të përçahet kur disa deputet kundërshtuan rrëzimin e Qeverisë Kurti dhe formimin e Qeverisë Hoti, shkruan gazeta Infokus.

Kujtojmë që veç Vjosa Osmanit, Haxhi Avdylit, dhe Fatmir Rexhepit që kishin kundërshtuar këtë gjë, ishte dhe një deputete tjetër, e cila pavarësisht se votoi Qeverinë Hoti me koalicionin LDK, AAK, NISMA dhe Lista Serbe, kishte lënë një mesazh.

-Advertisement-

Kur u mblodhën nënshkrimet për thirrjen e seancës kur pritej votimi i Qeverisë Hoti, deputetja Marigona Geci, vajza e Gani Gecit, tek nënshkrimi i saj, la një mesazh.

“Ky nënshkrim nuk vlen në asnjë form për koalicion me PDK’në”, kishte shkruar Geci./Gazeta Infokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera