PDK në Gjilan me akuza ndaj Alban Hysenit: Pagoi rreth 25 mijë euro një faturë për drekë
Autori: Gazeta inFokus 16:29 | 04 April 2024
Partia Demokratike e Kosovës në Gjilan po pretendon se kryetari i kësaj komune, Alban Hyseni ka paguar 25 mijë euro një faturë për dreka zyrtare dhe akomodim.
Sipas PDK-së ky shpenzim është bërë pa buxhet të planifikuar e pa procedurë të pokurimit.
Të njëjtit kanë deklaruar se kulmi i shfrenimit ka arritë gjatë qeverisjes së VV-së në Gjilan.
Postimi i plotë:
Skandal i paparë deri më tani në Kosovë, kryetari i Gjilanit paguan 25 mijë euro vetëm për një faturë për dreka zyrtare dhe akomodim
Qeverisja e VV-së në Gjilan është zhytur në kaos e keqpërdorime financiare. Vetëm për një faturë hoteli, kryetari i Gjilanit ka lejuar dhe paguar shpenzimin e buxhetit në vlerë prej 24,725.40 euro për akomodim dhe dreka zyrtare.
Ky veprim i jashtëligjshëm është bërë pa buxhet të planifikuar, pa procedurë të prokurimit dhe pa vendim të Kuvendit Komunal për ta financuar një faturë të tillë.
Financimin e Teatrit të Gjilanit e bënë qeveria e Republikës së Kosovës sipas buxhetit të planifikuar. Komuna nuk ka pas obligim të paguaj këtë faturë, por edhe nëse ka qenë e domosdoshme atëherë është dashur që kryetari i Gjilanit t’i adresohet Kuvendit Komunal për të lejuar buxhet shtesë për subvencionimin për mallra dhe shërbime për Teatrin e Gjilanit.
Gjatë vitit 2023, komuna e Gjilanit ka paguar gjithësejt 53 mijë euro për 167 fatura të restauranteve. Po ashtu ka paguar vetëm për akomodime hotelesh 32 mijë euro. Duke përfshirë edhe shpenzimet e udhëtimit jashtëvendit kryetari i Gjilanit ka shpenzuar mbi 110 mijë euro.
Shfrenimi ka arritë kulmin e qeverisjes së VV-së, shpenzohet pa kontroll, pa procedura, pa vendime dhe pa mend. PDK do të marr hapa ligjor për këtë rast dhe rastet tjera që kanë të bëjnë me shkelje të rënda ligjore për keqpërdorime financiare.
Të tjera
-
Murati: Do të krijohet një institut i ri dhe një fond për pushimin prindëror dhe lehonave
Në konferencën për media ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran...
-
Murati tregon se kur pritet të ekzekutohen 100 eurot për fëmijët e pensionistët: S’ka nevojë për aplikim
Qeveria vendosi t’ua ndajë nga 100 euro fëmijëve (0-16 vjeç) e pensionistëve ...
-
Qeveria i ndan nga 100 euro për secilin pensionist dhe fëmijët deri në 16 vjeç
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, e ka mbajtur një konferencë për media bas...
-
Mbyllja e TikTok-ut në Shqipëri, reagon kompania kineze: Presim sqarime urgjente
Kompania kineze e rrjetit social, TikTok ka reaguar në lidhje me vendimin e q...
-
90% e prindërve kërkuan mbylljen e TikTok-ut, Rama publikon anketimin e bërë me prindërit
Kryeministri Edi Rama shprehet se 90% e prindërve janë dakord me mbylljen e T...
-
Rohde falënderon Kosovën për solidarizimin me Gjermaninë pas sulmit në Magdeburg
Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka falënderuar Kosovën për mesazhet...
-
Rriten pritjet te Dheu i Bardhë
Qendra për Menaxhimin Kufitar e Ministrisë së Punëve të Brendshme, ka njoftua...
-
“Mas vshtiri u kanë mas lüfte, u dasht mu kthy me mbledh niher familjen”- Historia më emocionuese që keni dëgjuar ndonjëherë
Bisnesmeni i suksesshëm shqiptar në Gjermani, Shahin Dervishaj, për herë të p...
-
PDAK thotë se Kurti emëroi një zëvendësministër që ishte i dënuar për keqpërdorim të fondeve
Partia Demokratike e Ashkalinve të Kosovës kanë thënë që kryeministri Kurti e...
-
Ndalohet për 48 orë një person në Prishtinë, u kap me kợkạḯnë- detaje nga Policia
Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë Antidroga ka ndaluar një veturë në rr...
-
“TikTok” mbyllet për një vit në Shqipëri, “The Guardian” jehonë vendimit të qeverisë
Qeveria e Shqipërisë bëri të ditur një ditë më parë se ka vendosur që të ...
-
Rrihen katër persona mes vete, njëri prej tyre e sulmon policin që intervenoi
Katër persona janë përfshirë në një rrahje në Ferizaj. Gjatë intervenimit ...