Lajme

PDK në Gjilan kundër bisedimeve me LDK-në për koalicion

Autori: Gazeta inFokus 16:11 | 18 January 2018

PDK-ja në Gjilan, sipas nmjë anëtari të kryesisë së saj dëshiron të mbetet në opozitë.Riad Rashiti, anëtar i Kryesisë së PDK-së në Gjilan ka thënë për KALLXO.com se në mbledhjen e Kryesisë së PDK-së shumica kanë votuar kundër fillimit të bisedimeve për koalicion me LDK-në.

“E kemi pasur një kërkesë me shkrim prej Lutfi Hazirit për takim për të biseduar për koalicion. PDK-ja ka pasur takim të kryesisë, shumica absolute kanë qenë kundër fillimit të bisedimeve, nuk kanë pranuar as të negociohet për koalicion, sepse janë të përcaktuar për me mbetë në opozitë në mandatin që po fillon tash”, ka theksuar Rashiti.

Ai më tej ka shtuar se një numër i vogël i anëtarëve të kryesisë kanë dashur që ta shqyrtojnë mundësinë që u është ofruar prej Lutfi Hazirit.

-Advertisement-

Para pak ditësh Lutfi Haziri, kryetari i Gjilanit ka njoftuar se në një takim të Kryesisë së Degës së LDK-së u caktua një ekip i cili do të merret me diskutime me partitë politike për koalicionin.

Në zgjedhjet lokale të 22 tetorit Haziri nga LDK-ja kishte shkuar në balotazh me Sami Kurteshin e VV-së, të cilin e mposhti bindshëm në raundin e dytë të zgjedhjeve me 19 nëntor 2017.

Lutfi Haziri u zgjodh kryetar i Gjilanit edhe për një mandat me 63.97 për qind të votave, ose 21 mijë e 67 vota.Në Kuvendin Komunal të Gjilanit me 35 ulëse, në zgjedhjet lokale të 22 tetorit LDK ka fituar 11 asamblistë, VV 7, PDK 6, AAK 4, NISMA 2, AKR 2, KDTP 1, VATRA 1 dhe Lista Serbe 1.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Artmotion vjen me Super Zbritje – Mos e humb!
-Advertisement-

Të tjera