PDK ndriçon objektin e Qeverisë me Martin Berishajn: Të shkarkohet e të sillet para drejtësisë në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus
18:48 | 09 February 2023
PDK ndriçon objektin e Qeverisë me Martin Berishajn: Të shkarkohet e të sillet para drejtësisë në Kosovë
Partia Demokratike e Kosovës sonte ka vendosur një projektor me reflektim në objektin e Qeverisë së Kosovës, ku shihen kryeministri Albin Kurti dhe ambasadori Martin Berishaj, me mbishkrimin “Qeveria Martini!”.
Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha ka thënë se qëllimi i këtij aksioni është të hidhet dritë mbi atë se kush në të vërtetë po e udhëheqë Qeverinë Kurti.
“Dhe, siç mund ta shihni, në fotografi janë Kryeministri Kurti dhe ambasadori me aferë, Martin Berishaj me një titull: Qeveria Martini! Në realitet, siç keni mundur të lexoni në mediat ndërkombëtare, ambasadori Martin Berishaj, me paratë që ka tërhequr nga kompania GEN-I me seli në Beograd, mbi 4.5 milionë euro, dyshohet se ka financuar fushatën e Lëvizjes Vetëvendosje në Kosovë. Rrjedhimisht, kjo është Qeveria Martini dhe jo Qeveria Kurti. Kjo, edhe për një arsye tjetër. Ka afro një vjet që kur ka shpërthyer skandali i madh rajonal, në të cilin Martin Berishaj është i përfshirë bashkë mafinë rajonale energjetike të Serbisë, dhe kryeministri Kurti nuk po ndërmerr asgjë. Përkundrazi, po e mbron me xhelozi dhe vendosmëri, si mik personal që e ka”, theksoi deputetja Hoxha.
PDK ka ftuar përsëri organet e drejtësisë që ta hetojnë aferën e ambasadorit Berishaj.
“Partia Demokratike e Kosovës u bën thirrje edhe një herë organeve të drejtësisë që të veprojnë. Kallëzimet penale dhe paditë që janë ngritur të qohen deri në fund. E po ashtu, të nisin edhe të tjera për dyshimet e ngritura. Kërkojmë nga kryeministri Kurti që ta shkarkoj ambasadorin Berishaj dhe ta sjellë sa më parë në Kosovë para drejtësisë”, tha Hoxha.
Ndërsa, kryetarja e Rinisë Demokratike të Kosovës, Arbnora Salihu tha se në këtë periudhë ku niveli i lartë i papunësië po i shtyen të rinjtë të ikin nga nga vendi, Kosovën e përfaqëson një ambasador si Martin Berishaj, i cili po e dëmton imazhin e shtetit.
“Në një kohë kur niveli i papunësisë tek të rinjtë në Kosovë vazhdon të mbetet mbi 35 për qind, e dyert e ambasadave janë përplot me të rinj të zhgënjyer që dëshirojnë të ikin nga vendi, Kosovën po e përfaqëson një ambasador si Martin Berishaj, i përfshirë në një aferë të madhe financiare me mafinë energjetike të Serbisë, duke dëmtuar shumë imazhin e vendit”, shtoi ajo.
Salihu ka kërkuar nga kryeministri Kurti dhe presidentja Osmani ta shkarkojnë ambasadorin Berishaj.
“Kërkojmë nga kryeministri dhe presidentja që ta shkarkojnë ambasadorin Berishaj dhe ta sjellin para drejtësisë në Kosovë. Ne kemi nevojë për përgjegjësi dhe llogaridhënie, që të besojmë së në këtë vend ka shpresë dhe vend për drejtësi. Ndryshe, rinia do të vazhdojë të largohet nga Kosova duke dëmtuar të ardhmen e shtetit tonë”, tha ajo.

Të tjera
-
Pamjet e fundit: Polici ia mbajti gjurin në qafë për afro 50 sekonda Agon Zejnullahut
Pamjet e fundit të publikuara nga një faqe “Rrjeti” dëshmojnë momentet kritik...
-
Sot nis Kampionati Evropian i ESports, Kosova nikoqire
Për herë të parë në histori, Kosova do të jetë nikoqire e Kampionatit Evropia...
-
Miftaraj thotë se ka informacione se autopsia përcaktoi se Agon Zejnullahu u ngufat nga Policia
Në duart e policëve, i prangosur, një 27-vjeçar vdiq në rrugë mesnatën me...
-
Vdiq duke shpëtuar turistët, vazhdojnë kërkimet për gjetjen e trupit të kapitenit të anijes
Që prej mesditës së djeshme, forcat polumbare të FNSH-së (Forcat e Ndërhy...
-
Dhoma e Tregtisë i kërkon Avokatit të Popullit nisjen e hetimit për bllokadën e automjeteve të bizneseve
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë ka kërkuar Institucionit të Avokatit të Popul...
-
Arsyet pse BE-ja nuk ka vendosur sanksione të reja kundër Rusisë
Bashkimi Evropian është një hap larg miratimit të paketës më të re të sanksio...
-
Publikohet audioincizimi nga një aktivitet privat, Trump: I thashë Putinit se do të bom*bardoja Moskën nëse pushton Ukrainën
Presidenti amerikan Donald Trump u tha donatorëve të mbledhur në një aktivite...
-
Kurti mbledh qeverinë në detyrë, s’dihet rendi i ditës
Qeveria në detyrë e Kosovës pritet të mblidhet sot. Kurti pritet të mbledh...
-
Sot dalin para gjykatës pesë policët e dyshuar për “vrasje nga pakujdesia” të 27 vjeçarit në Lipjan
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Dega në Lipjan, sot pritet të mbahet sea...
-
Mbi 2 mijë e 300 të vde*kur nga vala e të nxehtit në Europë
Rreth 2 mijë e 300 persona humbën jetën për shkak të të nxehtit në 12 qytete ...
-
Kuvendi në tentativën e 44-të për konstituim
Deputetët e Kuvendit të Kosovës sot mblidhen sërish nga ora 11:00, në përpjek...
-
KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të mërkurën, shkak punimete për siguri të sistemit energjetik
Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) njofton se m...