PDK: Mostrat e rastit “Dehari” humbën në duar të ministres Haxhiu, dorëheqje
Autori: Gazeta inFokus 16:50 | 08 December 2022
Koordinatori i Departamentit për Drejtësi në Kabinetin për Qeverisje të Mirë të Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda, në një konferencë për media ka kërkuar dorëheqjen e Ministres Albulena Haxhiu, pas humbjes së mostrave të rastit “Dehari” në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
Gruda tha se kjo dorëheqje do t’i hapte rrugë një hetimi të pavarur të këtij rasti dhe se ministrat nuk janë nuk janë drejtues të Ministrive për të raportuar skandalet, por për të punuar në mënyrë të ligjshme.
“PDK ka ndjekur me shqetësim raportimet në media dhe deklaratën e Ministres së Drejtësisë Albulena Haxhiu mbi zhdukjen e mostrave për rastin “Dehari”, në Institutin e Mjekësisë Ligjore, pranë Ministrisë së Drejtësisë. Zhdukja e mostrave është përgjegjësi direkte e Ministres Albulena Haxhiu, e cila e drejton Ministrinë e Drejtësisë, ku ndodhet edhe Instituti. Kur zhduken mostrat, dëmtohen provat, dëmtohet drejtësia dhe pamundësohet zbardhja e rastit. PDK kërkon dorëheqjen e menjëhershme të Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, si përgjegjësja kryesore dhe drejtuese e Ministrisë së Drejtësisë, pranë të cilës funksionon edhe Instituti i Mjekësisë Ligjore”, tha ai.
PDK thotë se dyshon që Haxhiu, duke dashur të mbulojë paaftësinë e saj, po manipulon me prova dhe situatën.
“Rasti Dehari”, është një rast vërtetë tragjik, zbardhja e të cilit, deri në detajin më të vogël, është obligim shtetëror për të cilin ne kemi kërkuar që të punohet në vazhdimësi. Për ne ka qenë e qartë që nga fillimi se, partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje nuk ka pasur për qëllim asnjëherë që të zbardhë të vërtetën e këtij rasti, por ta përdorë atë për betejat e saj politike. Fatkeqësisht, përdorimi politik i këtij rasti po vazhdon edhe tani kur ata janë në pushtet dhe kanë të gjithë mekanizmat shtetëror në duart e tyre për ta zbardhur të vërtetën e këtij rasti. Pas më shumë se dy viteve qeverisje dhe zero avancimi në rastin “Dehari”, ne dyshojmë që Ministrja Haxhiu duke dashur të mbulojë paaftësinë e saj, por edhe në pamundësi të sigurimit të fakteve të pamohueshme për të dëshmuar një të vërtetë tjetër në lidhje me këtë rast, po manipulon me prova dhe situatën”, theksoi Gruda.
Gruda tha se Qeveria Kurti e ka kapur edhe Institutin e Mjekësisë Ligjore duke e lënë me ushtrues detyre, prandaj “mostrat e humbura të rastit Dehari janë përgjegjësi e drejtpërdrejtë dhe e pamohueshme e Ministres së Drejtësisë”.
“Rrjedhimisht, është pikërisht kjo Qeveri, me në krye Albin Kurtin dhe Albulena Haxhiun, të cilët e kanë caktuar dhe lënë Institutin e Mjekësisë Ligjore me Ushtrues Detyre. Ashtu siç kanë kapur shumë institucione të tjera, Qeveria Kurti ka kapur dhe është duke kontrolluar edhe Institutin e Mjekësisë Ligjore. Prandaj, mostrat e humbura të rastit Dehari sot, janë përgjegjësi e drejtëpërdrejt dhe e pamohueshme e Ministres së Drejtësisë. Prandaj, po e përsëris, dorëheqja e Ministres së Drejtësisë është minimumi që duhet të bërë në këtë rast, për t’i hapur rrugë një hetimi të pavarur dhe të drejtë për të zbardhur të vërtetën deri në fund të zhdukjes së këtyre mostrave në mënyrë të pashpjegueshme”, tha ai.
Sipas PDK-së, zbardhja e rastit të Astrit Deharit nuk ka qenë asnjëherë prioritet dhe angazhim i ministres Haxhiu, por vetëm manipulim dhe përdorim politik nga ana e saj.
“Pyetja që duhet tii shtrohet sot Ministres Haxhiu është kjo: Si ka mundësi që për një rast kaq me prioritet dhe të rëndësishëm për ju, që ishte edhe kauzë politike, keni lejuar që në institucionin që është në varësinë tuaj dhe që merrej me këtë rast, të humbasin mostrat kruciale për zbardhjen e rastit? Një gjë është mëse e qartë. Zbardhja e rastit Dehari po vërtetohet se nuk ka qenë asnjëherë prioritet dhe angazhim i Albulena Haxhiut, por, fatkeqësisht, vetëm manipulim dhe përdorim politik nga ana e saj. Po e përfundoj me një konstatim që e kemi bërë edhe më herët: Si ka mundësi që kanë qëndruar për dy vite në pushtet, po vazhdojnë të qëndrojnë në pushtet dhe po manipulojnë pa ndalë, pa zbardhur ende rastin Dehari?!”, tha Gruda.
Të tjera
-
43 vjet nga vrạsja e vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës
Sot shënohet 43 vjetori i vrasjes së veprimtarëve të shquar të çështjes kombë...
-
Dronë rusë fluturuan mbi oborrin presidencial të Ukrainës gjatë vizitës së kryeministrit britanik
Dy dronë po fluturonin pranë oborrit presidencial ukrainas kur në vizitë shko...
-
ATK mban konferencë, prezantohen rezultatet e arritura gjatë vitit 2024
Gjatë ditës së sotme, drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës, Ilir ...
-
Moti sot i vranët, me pak diell gjatë ditës
Sot parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët, me periudha të shkurtra me di...
-
Parashikimi i motit për të premten
Për të premten parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët në orët e mëngjes...
-
Lajm fantastik për të rinjtë e komunës së Shtimes
Kandidati për deputet nga diaspora me numër 77 nga radhët e Partisë Demokrati...
-
Hamza: Do të rrisim buxhetin për barnat esenciale për 100%
Bedri Hamza, kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të K...
-
Musmurati: 100 euro subvencion për regjistrim të fëmijëve në çerdhe dhe fond 25 milionë euro për bursa
Kandidatja për deputete nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Besianë Musmu...
-
Hamza: S’do ta lejoj askënd të ndikojë në punën time si kryeministër
Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK),...
-
Viti 2024 shënoi rënien më të madhe të migrantëve të parregullt në Ballkan, 78% më pak se 2023
Numri i migrantëve të parregullt që hynë në vendet e Ballkanit me synim për t...
-
Hamza garanton se pensionet do ti rris 70 %: Nëse s’realizohet ky premtim, jap dorëheqje nga pozita e kryeministrit
Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Bedri Hamz...
-
Tahiri: Rahoveci vulosi fitoren, programi i Haradinajt po i bashkon njërëzit si në rrugën për liri
Besnik Tahiri, kandidati për deputet me numrin 10 nga radhët e koalicionit të...