Lajme

PDK mban mbledhjen e Kryesisë: Kosova ka nevojë për një kryeministër si Bedri Hamza me 9 shkurt

Autori: Gazeta inFokus 16:22 | 13 September 2024

Partia Demokratike të Kosovës (PDK) ka mbajtur sot mbledhjen e radhës të Kryesisë, në të cilën është diskutuar për zhvillimet aktuale politike në vend.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se nisur nga situata e vështirë në të cilën gjenden sot Kosova dhe qytetarët tanë, mobilizimi për t’i dhënë vendit një Qeveri të re, kredibile, të aftë dhe të përgjegjshme me 9 shkurt – është i domosdoshëm.

Krasniqi i ka njoftuar anëtarët e Kryesisë me të gjitha përgatitjet që po bëhen në mobilizimin e të gjitha strukturave të partisë, brenda dhe jashtë Kosovës.

-Advertisement-

Bedri Hamza, ka njoftuar anëtarët e Kryesisë me punën që është bërë në përpilimin e programit dhe ofertës së PDK-së për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Hamza ka thënë se PDK do të ketë programin më të mirë dhe më profesional – pikërisht atë për të cilin kanë nevojë sot vendi dhe qytetarët.

Anëtarët e Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës i kanë dhënë mbështetjen e plotë Kandidatit për kryeministër, Bedri Hamza, në raport me punën dhe programin e tij qeverisës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Lansohet aplikacioni më i ri i lojalitetit që sjell t’mira pafund Kartela Plus!
-Advertisement-

Të tjera