PDK: Martin Berishaj të shkarkohet urgjentisht, është mbrojtur nga kryeministri dhe presidentja

Autori: Gazeta inFokus
14:18 | 17 August 2022
Partia Demokratike e Kosovës ka akuzuar pushtetin se ka mbrojtur ambasadorin Martin Berishaj, të cilit Agjencia Kundër Korrupsionit i ka ngritur kallëzim penal.
Zëdhënësi i PDK-së, Faton Abdullahu në një konferencë për media tha se partia e tij këtë rast e ka kualifikuar si aferë korruptive dhe të rrezikshme, ndërsa sipas tij nga ana e pushtetarëve pak pasur pak përgjigje e edhe ato të paargumentuara, gjë që ka ngjallur dyshime.
“PDK tash e sa kohë në forma të ndryshme ka insistuar që të ndryshohet rasti i ambasadorit Martin Berishaj. Ne si parti këtë rast e kemi kualifikuar si aferë korruptive dhe shumë të rrezikshme në shumë dimensione. Sikur e patë sot, doli edhe zyrtarisht të jetë e tillë. AKK ka ngritur kallëzim penal kundër Martin Berishajt, i tille çfarë ishte si rast ka hapur shumë pyetje dhe dilema ndërkaq për këtë rast nga ana e pushtetarëve ka pasur pak e hiç përgjigje dhe ato ishin të çuditshme dhe të paargumentuara, e për rrjedhore kjo ka ngjallur me të drejtë dyshime te shumta”, tha Abdullahu në konferencë për media.
“Për ne si PDK, ka qenë skandaloze se edhe përkundër fakteve që janë sjell më herët, ambasadori Martin Berishaj është mbrojtur nga pushtetarët aktual, madje edhe nga Kryeministri edhe nga Presidentja”, shtoi zëdhënësi i PDK-së.
“Pse ky ambasador është mbrojtur me kaq konsekuencë?”, ishte pyetja që Abdullahu shtroi në konferencë, duke e cilësuar si enigmë gjithë këtë.
“Qëndrimet e kryeministrit dhe presidentes ishin ndërhyrje e pastër në sistemin e drejtesisë. Ku mbetën 600 mijë euro të ketij personi i cili ka qene anetar i VV-së, dhe punëtor i kësaj partie në Slloveni e gjithandej Evropës, e në veçanti të Kurtit si politikan”.
PDK kërkon që ambasdori Berishaj të shkarkohet urgjentisht, që të mundesohet hetimi i drejtë dhe i papenguar, edhe pse kjo është dashur të behet edhe më herët.
Agjencia Kundër Korrupsionit ka dorëzuar kallëzim penal ndaj ambasadorit Martin Berishaj, i cili dyshohet se është përfshirë në një skandal financiar përmes kompanisë së tij të regjistruar në Mal të Zi.
Në maj të këtij viti, Gazeta Online Reporteri.net publikoi një hulumtim përmes të cilit u dokumentua se dy milionë Euro kanë hyrë në xhirollogaritë e “MB Consulting”, biznesin e Martin Berishajt në Mal të Zi, në më pak se 5 vite – nga fundi i vitit 2016 deri në vitin 2020.
Reporteri.net zbuloi se ndonëse u themelua nga gjysma e dhjetorit të vitit 2016, biznesi në Mal të Zi i ambasadorit të Kosovës në Kroaci në të njëjtin vit rezulton se ka qarkulluar rreth 100 mijë Euro të hyra, derisa viti më i begatshëm për “MB Consulting” me Martin Berishajn të vetmin pronar dhe të vetmin të punësuar, rezulton të jetë viti 2017 kur biznesi i tij regjistroi rreth 1 milionë Euro të hyra.

Të tjera
-
KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të mërkurën, shkak punimete për siguri të sistemit energjetik
Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) njofton se m...
-
Sveçla shpreh ngushëllime për vdekjen e zjarrfikësit në krye të detyrës
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar për vdekj...
-
Grafite proteste në Lipjan pas vdekjes në duart e Policisë të Agon Zejnullahut: “Policia të vret”, “Kush na mbron prej Policisë?
Pas vdekjes së 27-vjeçarit Agon Zejnullahu në duart e Policisë së Kosovës, mu...
-
Trump përmend sërish Kosovën dhe Serbinë: Bëmë punë të mirë
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sërish e ka përmendur Kosovën...
-
Ramadani: Sipas matjeve të mia, polici mbajti gjurin në qafën e 27-vjeçarit rreth 49 sekonda
Analisti Burim Ramadani ka thënë se një nga pesë zyrtarët policorë ka mbajtur...
-
“Pse ja keni mlu ftyrën se po i zinet fryma? – baba i thojke ki me u çu”, vëllai i Agonit jep detaje si e morën vesh për vdekjen
“Ja kishin vendos një çarçaf në fytyrë mjekët, dhe pyetja e parë e babit ke; ...
-
Agonin nuk e ka vr*a rrufeja – Zyrtarët policorë u ngritën kur e panë që s’po lëviz, Asdren Hoxha i përgjigjet avokatit të njërit prej policëve
Rasti i vdekjes së një të riu 27-vjeçar në Lipjan, i cili ndërroi jetë gjatë ...
-
Vëllai i viktimës në Lipjan e thotë të kundërtën e policisë për substancë narkotike: Çka kanë pru janë 70 centë edhe do tesha
Policia e Kosovës me anë të një komunikate sqaruese lidhur me rastin e Agon Z...
-
Vde*s një zjarrfikës pas një aksidenti në Meje të Gjakovës
Zjarrfikësi i Brigadës së Zjarrfiksëve të Gjakovës, Kaqun Lima, ka ndërruar j...
-
Ndërrim historik në LDK: Nga Burim Berisha tek Besnik Osmani – një kapitull i ri për Fushë Kosovën
Një moment i veçantë për degën e LDK-së në Fushë Kosovë, sot u shënua ndërrim...
-
Fjalët e fundit të Agon Zejnullahut: “Lëshomni, çka jeni tu ba. Spo muj ma, oj nanë!”
Rasti i vdekjes së një të riu 27-vjeçar në Lipjan, i cili ndërroi jetë gjatë ...
-
Aksident i rëndë në Gjakovë, përplasen dy kamionë – lëndohen shoferët
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në udhëkryqin mes rrugëve “27 Pri...