Lajme

PDK lë jashtë listës për deputet Blerim Shalën (Dokument)

Autori: Gazeta inFokus 14:14 | 23 May 2017

E kishte pritur me fjalë të mëdha në parti, por Kadri Veseli nuk e ka futur në listën e PDK-së për deputet për zgjedhjet e 11 qershorit publicistin, Blerim Shala, raporton portali Zeri.info.

“Nuk ka proces të mirë që ka ndodhur për Kosovën e ku nuk ka qenë i inkuadruar me dhënien e kontributit të tij intelektuali dhe personaliteti i shquar Blerim Shala. Më vjen mirë që Blerimi nga sot është pjesë e Fillimit të Ri”, pati thënë ditë më parë Kadri Veseli me rastin e aderimit të Shalës në PDK-së, duke shtuar se vetëm me intelektualë dhe kuadro profesionale do të ecet përpara në zhvillimin dhe integrimeve euro atlantike të vendit.

Blerim Shala dy vite më parë ishte larguar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ndërkohë që ka vazhduar të jetë deputet në Kuvendin e Kosovës, pa i takuar ndonjë grupi parlamentar, transmeton “Zeri.info”.

-Advertisement-

Shala ka qenë gazetar shumëvjeçar ndërkohë që në 20 vitet e fundit ka qenë pjesë e shumë proceseve politike.

Përndryshe, në listën e PDK-së për deputetë janë lënë jashtë ish-deputeti Agim Çeku, Shukri Buja, Adem Grabovci.

Në këtë listë për deputetë vërehen disa ish-bashkëpunëtorë të Kadri Veselit në Shërbimin Informativ të Kosovës (SHIK). /Zëri

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
-Advertisement-

Të tjera