Lajme

PDK, LDK dhe AAK lëshojnë sallën, shtyhet seanca për një ditë tjetër

Autori: Gazeta inFokus 17:10 | 05 October 2023

Partitë opozitare, Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, kanë lëshuar seancën e Kuvendit ku pritej të votohej një varg Marrëveshje Ndërkombëtare.

Kësisoj, kryeparlamentari Glauk Konjufca ka kërkuar që kjo seancë të shtyhet për një ditë tjetër.

Krahas ratifikimit të disa marrëveshjeve Ndërkombëtare, në rend dite ishin edhe disa projektligje të rëndësishme si dhe emërimi i një anëtari në Bordin e Organit Shqyrtues të Prokurimit.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Një vit i suksesshëm përtej pritshmërive
-Advertisement-

Të tjera