PDK konfirmon se janë ftuar në takim nga Vjosa Osmani, tregojnë a do të marrin pjesë

Autori: Gazeta inFokus
15:02 | 12 May 2025
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka konfirmuar pjesëmarrjen në takimin e ftuar nga Presidentja e Republikës, Vjosa Osmani, pas ngërçit të vazhdueshëm politik për formimin e institucioneve të reja.
Zëdhënësi i PDK-së, Faton Abdullahu, ka thënë për Gazetën Infokus se Kryetari i partisë, Memli Krasniqi, e ka pranuar ftesën dhe do të marrë pjesë në takimin që pritet të mbahet të enjten.
“Po, Kryetari Memli Krasniqi ka pranuar ftesën për takim nga Presidentja Vjosa Osmani. Na vjen mirë që, ashtu siç ka propozuar PDK, po ndërmerren hapa institucionalë që shpresojmë se mund të jenë ndihmues për të dalë nga kriza politike dhe për të hapur rrugën drejt krijimit të institucioneve të reja”, ka deklaruar Abdullahu.
Ai theksoi se PDK do të shkojë në takim me qasje konstruktive, duke i vënë në rend të parë interesat e qytetarëve.
“Kryetari Krasniqi do të marrë pjesë në takim, me shpresën që të gjitha partitë të kontribuojnë me konstruktivitet dhe të vendosin interesin e qytetarëve mbi interesat partiake. Kosova ka nevojë për institucione të reja sa më parë”, përfundoi Abdullahu.
Takimi i thirrur nga Presidentja Osmani vjen pas bllokimit të disa tentativave për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit dhe formimin e qeverisë, pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Të tjera
-
BE gjobiti Greqinë me 400 milionë euro për mashtrim në lidhje me subvencionet bujqësore
Komisioni Europian i vendosi Greqisë një gjobë të lartë prej gati 400 milionë...
-
Kryeministri britanik: Trump nuk ka dhënë asnjë indikacion se ShBA’ja do të përfshihet në konfliktin Izrael-Iran
Kryeministri i Britanisë së Madhe, Keir Starmer, ka thënë se Presidenti i Sht...
-
Trump: Tani e kemi nën kontroll të plotë hapësirën ajrore të Iranit
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka thënë se tan...
-
Rama, pas ndërprerjes së grevës nga “Pastrimi”: U pajtuam me punëtorët, por kjo s’do të thotë se pajtohemi me qasjen e menaxhmentit
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar pas ndërprerjes së grevës së...
-
Dështimi i 33’të në Kuvend, Kushtetuesja thotë se po i “shqyrton të gjitha aspektet e çështjes”
Sot për herën e 33’të ka dështuar konstituimi i kuvendit. Skenari qe i njëjti...
-
Luan Krasniqit i vdes vëllai
Ish-boksieri kosovar, Luan Krasniqi, ka njoftuar se ka vdekur vëllai i tij i ...
-
Ramosaj te varri i Hilmi Haradinajt: Me nder e me lavdi do të përkujtohet emri yt
Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj ka shkuar te varri i Hilmi Haradinajt, ng...
-
Zja*rrfikësit vënë nën kontroll zja*rrin në parkun e Sllatinës
Disa orë më herët është raportuar për një zjarr te Parku i Pishave në Sllatin...
-
KFOR-i italian patrullon në vijën kufitare
Ushtarë italianë të KFOR-it kanë kryer patrullime të pavarura përgjatë vijës ...
-
Merren vesh Komuna dhe “Pastrimi” për ndërprerjen e grevës
Është arritur marrëveshje mes Komunës së Prishtinës dhe “Pastrimit” për ndërp...
-
Shtyhet intervistimi i kryetarit të Listës Serbe për barrikadat e 2022-ës
Intervistimi i kryetarit të Listës Serbe, Zlatan Elek, nga ana e Prokurorisë ...
-
Popullsia e Kosovës u zvogëlua për afro 18 mijë banorë në vitin 2024
Popullsia rezidente e Kosovës ka shënuar një rënie të konsiderueshme gjatë vi...