PDK: Koalicioni LVV-LDK braktisi qytetarët – urgjente të ndahet Pako Financare për bizneset dhe punëtorët në sektorin privat
Autori: Gazeta inFokus 17:51 | 26 March 2020
Partia Demokratike e Kosovës ka lëshuar një komunikatë për media nëpërmjet së cilës ka thënë se Koalicioni qeverisës ndërmjet LVV-së dhe LDK-së mori fund ashtu siç kishte nisur – me akuza për njëra tjetrën, mashtrime ndaj qytetarëve, papërgjegjësi ndaj vendit dhe paaftësi për të qeverisur në mënyrë normale.
Kjo parti thotë se ky koalicion braktisi qytetarët në këtë kohë të vështirë pandemie. PDK thekson sidomos situatën e vështirë me të cilën përballen bizneset private, andaj kërkon që urgjentisht të ndahet një pako financiare për bizneset dhe punëtorët në sektorët privat, shkruan Reporteri.net.
“PDK-ja nuk e nxiti krizën, as nuk u bë pjesë e saj, por e dënoi që nga fillimi këtë qeveri populiste dhe denoncoi dëmet që ajo i bëri vendit në më pak se dy muaj ekzistencë. Së pari, koalicioni LVV-LDK ishte ishte një mashtrim ndaj elektoratit të tyre, duke u premtuar qeveri brenda 72 orësh mbi baza parimore pas 6 tetorit, por që u katandisën në katër muaj vonesë dhe në një pazar joparimor për poste dhe pushtet. Së dyti, përgjatë 50 ditëve të qeverisjes, kjo qeveri e shkarkuar orkestroi një frymë anti-amerikane, atëherë kur të gjithë prisnin të forconte marrëdhëniet e lënduara me SHBA-të. Ajo qëllimshëm neglizhoi sugjerimet e miqve e parnterëve tanë amerikanë dhe përmes diskursit kundërshtues e perçarës ndaj SHBA-ve, solli edhe sanksionimin e pasjembullt të Republikës së Kosovës, deri në pezullimin e donacioneve dhe investimeve milionëshe për Kosovën”, thuhet në komunikatë.
“Së treti, me vetëdije të plotë, dy liderët e partive LVV e LDK, nxitën një krizë politike në kulmin e krizës më të rëndë shëndetësore e shoqërore që nga paslufta, si pasojë e pandemisë globale të virusit COVID-19. Kur, me të drejtë, të gjithë këto ditë prisnim kujdesin e shtuar të qeverisë e të institucioneve, qytetarët si përgjigje morën një krizë të re që e rritë pasigurinë dhe frikën edhe më shumë. Dhe krejt kjo, si rrjedhojë e qërimit të hesapve të ulta politike e partiake ndërmjet partnerëve të koalicionit qeverisës”, thuhet në komunikatën e PDK-së.
PDK konsideron se LVV e LDK ikën nga përgjegjësia institucionale e morale në kohën më të vështirë.
“Kryeministri Kurti u vet-dorëzua para sfidave dhe pritjeve të qytetarëve, duke provokuar me veprimet e tij mocionin e mosbesimit që dje mori mbështetjen e më shumë se dy të tretave të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës”.
Në këtë situatë të re politike, PDK kërkon të mos krijohet vakum institucional dhe sa më shpejt, në pajtim me Kushtetutën dhe ligjet e vendit, të ecet në drejtim të krijimit të institucioneve të reja, që do të kenë prioritet adresimin e nevojave të qytetarëve.
“Por, pavarësisht se qeveria ka rënë dje, ajo është në detyrë, deri në formimin e një qeverie të re. Dhe për asnjë moment, askush nuk duhet t’ju ikë përgjegjësive dhe obligimeve institucionale. Ky vend dhe shoqëria jonë, çdo herë ka ditur të gjejë forcën dhe vullnetin për të ecur përpara, sidomos në kohë të sfidave të mëdha, sikur kjo që e kemi përballë, në betejën me armikun e përbashkët, virusin COVID-19”, thuhet në komunikatë.
“Në vazhdën e propozimeve konkrete që kemi bërë si PDK për qeverinë, është e domosdoshme që nga buxheti i shtetit menjëherë të lansohet Fondi i Posaçëm për Emergjencën, që do të mundësojë ndërmarrjen e masave të shpejta dhe të domosdoshme për sanimin e dëmeve ekonomike, përmes miratimit të një Pakoje Financiare për bizneset dhe punëtorët e sektorit privat”.
“Ndër këto masa, qeveria në detyrë duhet që sa më parë të mundësoj pushimin e pagesave të kredive për të gjitha bizneset dhe qytetarët për një periudhë tre mujore; të mbulojë pagat e punëtorëve të sektorit privat që nuk kanë punuar gjatë kësaj kohe; të subvencionojë pagesën e qerave të bizneseve që janë mbyllur si pasojë e krizës; të mundësojë kreditimin emergjent me interesa të ulëta dhe me grejs periudhë 2 vjecare për bizneset; të paguj shtesa meritore për të gjithë mjekët, infermierët, policët zjarrëfikësit, ushtarët, zyrtarët e tjerë dhe vullnetarët që janë në linjën e parë të betejës me virusin COVID-19”, vlerëson PDK.
“PDK do të jetë mbështetëse për marrjen e masave të sipërcekura dhe për çfarëdo masa që janë në dobi të qytetarëve të vendit”, thuhet në komunikatën e PDK.
Të tjera
-
Nis takimi O’Brien – Vuçiq, Presidenti serb thotë se ky është një takim i vështirë
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka nisur takimin me James O’Brien, Ndihmës...
-
Nisin zgjedhjet në Indi: 969 milionë njerëz kanë të drejtë vote
Vendvotimet u hapën të premten në fazën e parë dhe më të madhe të zgjedhjeve ...
-
Analisti amerikan Daniel Serwer tregon arsyet për të cilat Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në KiE
Serbia është aktualisht e angazhuar në një fushatë të egër për të bllokuar an...
-
Von Cramon optimiste për anëtarësimin e Kosovës në KiE, por tregon çka kërkojnë disa shtete
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, është opti...
-
Votimi për largimin e kryetarëve në veri, KQZ mban mbledhje në ora 14:00
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë sot mbledhje, me fillim nga ora 14...
-
Shefi i CIA-s: Ukraina mund të humbë pa ndihmën e SHBA
Shefi i CIA-s paralajmëroi se Ukraina mund ta humbasë luftën pa ndihmën e SHB...
-
Bilall Kasami: Një telefonatë se Serbia po bën manovra në kufi me Kosovën, ia pamundësoi Kurtit ardhjen në Berlin
Përfaqësues së koalicionit VLEN që po garon në zgjedhjet e Maqedonisë së Veri...
-
O’Brien sot në Beograd, do të takohet me udhëheqësit e Serbisë
Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien,...
-
Valon Murati kritikon Kurtin: Nuk është kohë e mburrjeve
Valon Murati nga Lëvizja për Bashkim ka drejtuar kritika në drejtim të kryemi...
-
Mbesa e kosovarit të burgosur në Serbi: Nuk e dimë si është trajtuar
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestim...
-
Beogradi i cakton 30 ditë paraburgim kosovarit të arrestuar para dy ditësh në kufi, MPJ thotë se i është keqësuar shëndeti
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestim...
-
Lajçak: Mandati im si ndërmjetës deri më 31 gusht – me lidershipin e ri të BE’së nis një fazë e re e procesit
Miroslav Lajçak së shpejti do ta lë postin e emisarit special të BE’së për Ba...